• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sot ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, seancë e jashtëzakonshme
Home
Rajon

Sot ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, seancë e jashtëzakonshme

20 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës.

Mbetet ende e paqartë nëse Kuvendi i Kosovës i ka siguruar 80 votat e domosdoshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Koalicioni qeverisës, me mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga opozita, pretendon se i ka 78 – 79 vota, ndërkaq shpresohet se deri të martën, do të arrihet të sigurohet edhe mbështetja e një apo dy deputetëve tjerë në mënyrë që të plotësohet numri i nevojshëm i votave për ratifikimin e demarkacionit, shkruan Gazeta Ekspres.

Gjatë këtij viti, në tri raste Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seanca plenare për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, por nuk ka arritur të kalojë në procedurën e votimit, ngase kishte mungesë të votave për ratifikimin e marrëveshjes.

Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, por jo edhe ai i Kosovës, për shkak të mungesës së konsensusit të brendshëm.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje, mbetet kusht i parafundit i vendosur nga Komisioni Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Isha vetëm pak sekonda larg... Historia e dhimbshme e një viktime të trafikimit seksual
Previous article "Dështimi s’është alternativë”, Trump zotohet. Kërkon dënim me vdekje për…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT