• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Sërish rekord i ulët për euron, zbret afër 130 lekëve
Home
Ekonomi

Sërish rekord i ulët për euron, zbret afër 130 lekëve

20 March, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Euro ka shënuar sërish një rekord të ulët në tregun vendas, duke u këmbyer në kuotën e 130.86 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro ka vijuar të nënçmohet në vend, duke ruajtur tendencën me rënie prej fillimit të muajit mars, ku euro ka humbur rreth 1.3 pikë përkundrejt lekut vendas

Ekspertët e kursit të këmbimit arsye kryesore të rënies së euro në këto nivele këmbimi japin ofertën e madhe në valutë në tregun e brendshëm dhe qarkullimin e ulët të lekut.

Arsye tjetër që ka nxitur rënien e valutës në vend, është edhe afrimi i afatit të fundit për pagesën e sigurimeve. Sipas aktorëve të tregut, bizneset kanë filluar që të prekin depozitat e tyre në valutë për të paguar detyrimet si TVSH-ja dhe sigurimet duke qenë se qarkullim është i ulët.

Ndërkohë që oferta për valutë është e lartë, qarkullimi i lekut në ekonomi është i ulët.

Një tjetër arsye sipas ekspertëve është rritja e ndërtimeve në vend dhe e shitjeve, të cilat po ndikojnë në shtimin e ofertës për valutë. Ndërtuesit, ndonëse punojnë kryesisht në klering, kanë nevojë për likuiditete për pagimin e taksave dhe shpenzimeve të tjera dhe po nxitojnë që të këmbejnë valutë.

Në nënçmimin euros në tregun vendas, një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe politika e de-euroizimit e Bankës së Shqipërisë, teksa bankat po nxisin individët që të konvertojnë depozitat nga euro në lekë, çka është një tjetër faktor i shtuar që ka rritur ofertën në valutë. Megjithatë sipas Ilirian Ligaçaj, drejtor i thesarit në Union Bank, një goditje e euros nuk ka ardhur nga aktiviteti i bankave të nivelit të dytë, edhe pse ka pasur një tendencë në rënie për shkak të kësaj. /monitor/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 20 MARSIT/ KUSH FESTON SOT NGA RUBY ROSE DERI TE...
Previous article Britania në BE deri në 2020-ën, bihet dakord për 21 muaj tranzicion

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT