• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Abuzimi me të dhënat, rritet presioni mbi Zuckerbergun
Home
Teknologji

Abuzimi me të dhënat, rritet presioni mbi Zuckerbergun

19 March, 2018 k.autor Teknologji

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg po përballet me thirrje gjithnjë e më të shpeshta, që të paraqitet personalisht në panelet e hetimeve për sjelljen e rrjetit të tij social.

Kompania është akuzuar se nuk i informoi përdoruesit, pasi informacionet e profileve të tyre ishin marrë dhe mbajtur nga “Cambridge Analitica”, një firmë të dhënash që ndihmoi Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet.

Të premten, “Facebook” tha se kishte bllokuar qasjen e firmës britanike në platformën sociale, pasi kompania londineze nuk i kishte fshirë të dhënat e përdoruesve të marra në mënyrë të gabuar, siç kishte premtuar.

Megjithëse premtoi se në vitin 2018 do ta riparonte “Facebook”-un, themeluesi i kompanisë Zuckerberg ia ka dalë të shmangë përballjen me numrin në rritje të kritikëve dhe ka dërguar avokatë apo shefa politikash në seancat e ndryshme dëgjimore.

Debati për përdorimin e të dhënave të “Facebook”-ut për propagandë të shënjestruar politike ka bërë që shumë figura politike, nga të dyja anët e Atlantikut, të nxisin Zuckerbergun të dalë publikisht e të mbrojë, ose të paktën justifikojë, krijimin e tij.

Senatorë amerikanë dhe deputetë britanikë i bënë thirrje Zuckerbergut të paraqitet në komisionet hetimore, madje ka nga ata që thonë se do t’i dërgojnë edhe thirrje.

“Facebook” dhe “Cambrige Analitica” nuk pranojnë faj për situatën e fundit, por analistët thonë se kritikat e fundit shkojnë drejt modelit të “Facebook”-ut për të bërë biznes dhe Zuckerberg duhet të bëjë diçka, përpara se stuhia të shndërrohet në uragan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E rrallë në Patos, gjyqtari Sheko u dhuron lule lojtarëve: Futbolli duhet të na bashkojë
Previous article NDODH EDHE KJO/ Shqiptari me 15 EMRA dënohet me 108 vite burg, lirohet pas 8 vitesh pasi... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit Teknologji

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë Teknologji

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë

PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë! Teknologji

PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT