• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ngrejë flamujt turq/ Marrin kontrollin e plotë në rajonit Afrin
Home
Nderkombetare

Ngrejë flamujt turq/ Marrin kontrollin e plotë në rajonit Afrin

19 March, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Forcat e mbështetura nga Turqia në Siri kanë marrë kontrollin e plotë të rajonit Afrin, i cili mbahej nga kurdët sirianë. Pas një ofensive dymujore, ushtarët turq dhe milicitë vendase hynë dje në qendrën e qytetit Afrin. Kurdët e quajnë ofensivën pastrim etnik dhe janë zotuar të vazhdojnë luftën për të ruajtur tokat e stërgjyshërve të tyre në Siri. Turqia thotë se po lufton kundër milicisë YPG, për lidhjet e saj me organizatën terroriste kurde PKK dhe për rrezikun që ajo paraqet për Turqinë.

Forcat e udhëhequra nga Turqia hynë dje në qendër të Afrinit, pa hasur në rezistencë, dhe u shpërndanë menjëherë në mbarë qytetin duke ngritur flamujt turq. Kapja e këtij rajoni është jetësore për fushatën e Turqisë për të parandaluar mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur kurd. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shpalli fitoren.

“Shumica e terroristëve ja mbathën me bishtin mes këmbëve. Forcat tona speciale dhe Ushtria e Sirisë së Lirë po pastrojnë mbeturinat dhe kurthet e lëna pas”, tha zoti Erdogan.

Zoti Erdogan pretendon se milicia YPG e kurdëve të Sirisë është e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK. Milicitë e mbështetura nga Turqia synojnë të vazhdojnë luftën ndaj kurdëve në mbarë Sirinë.

“Dashtë Zoti, do të shkojmë Manbij dhe më pas në al Hasaka. Do t’i ndjekim kurdët kudo, edhe PKK-në edhe YPG-në”, thotë një prej rebelëve të Ushtrisë së Sirisë së Lirë.

Rreth 250 mijë persona i janë larguar Afrinit gjatë ditëve të fundit, duke u zhvendosur drejt territorit që mbahet ende nga milicia kurde YPG ose nga qeveria siriane. Eksodi vazhdoi dje mes tymit të ngritur nga minat që shpërthenin. Politikanë dhe aktivistë pro-kurdë në Turqi i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë atë që e quajnë spastrim etnik të kurdëve në Siri.

“I bëjmë thirrje OKB-së, Këshillit Evropian, Parlamentit Evropian, forcave të koalicionit ndërkombëtar, vendeve islamike dhe komunitetit ndërkombëtar në tërësi që të ndërmarrë hapa të menjëhershme për të shmangur tragjedinë në Afrin, si dhe për të arritur rezultate konkrete, përfshirë tërheqjen e të gjitha forcave të armatosura që hynë në qytet”, tha Berdan Ozturk, ligjvënës i partisë pro-kurde Partia Demokratike e Popullit.

Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se qindra civilë janë vrarë gjatë ofensivës turke, por Ankaraja mohon të ketë objektiv civilët.

Në qytetin sirian Qamishli, pranë kufirit me Turqinë, kurdët protestuan ndaj vrasjes së civilëve në Afrin dhe u zotuan të rimarrin tokën që thonë se është e stërgjyshërve të tyre.

“Edhe nëse turqit qëndrojnë në Afrin për 1 mijë vjet, do t’i dëbojmë dhe do ta marrim sërish tokën që nuk u takon atyre”, thotë protestuesi Essa Qartmini.

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për milicinë kurde YPG, si pjesë e përpjekjes për dëbimin e ISIS-it nga pikat kyçe të Sirisë, ka shkaktuar një krisje në marrëdhënien mes Uashingtonit dhe Ankarasë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIAN CORRI/ Si fshihej prapa BIZNESMENIT të nikelit, organizatori i trafikut të klandestinëve drejt SHBA dhe Kanadasë (FOTO)
Previous article Veshja e Hamilton kushton më shumë se 100 milion paund

k.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT