Venecia është goditur në një nga përmbytjet më të mëdha këto 4 vitet e fundit. Autoritetet njoftuan se erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm, shkaktuan rritjen e nivelit të detit duke e cuar deri në 127 cm mbi metra mbi normalen. Pothuaj të gjitha rrugët e këtij qytetit po notojnë nën ujë. Venecia, e cila u ndërtua mbi disa moçale në shekullin e pestë, kohe pas kohe vuan nga pëmbytjet të tilla që shkaktohen nga baticat e mëdha.
Moti i keq në Itali dhe shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë bërë që niveli i detit të rritet deri në 127 cm mbi normalen. Përmbytjet kanë ndodhur në kanalet ujore të cilat lidhin qytetin. Janë këto kanale që tërheqin turistët në Venecian e mrekullueshme, që tashmë po noton nën ujë. Megjithatë, reshjet e forta të shiut këto ditët kanë shkaktuar përmbytje në pjesë të konsiderueshme të të gjithë territorit Italian, duke regjistruar kështu një ngritje të nivelit të ujit, si më të lartin në këto 4 vitet e fundit.
Ndërkohë disa krahina të Italisë u zgjuan këtë mëngjes nga reshjet e para të borës.
Rritja e nivelit të ujit është një fenomen natyror, që ndodh kryesisht kur baticat e mëdha të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e hënës, përputhen me erërat e ngrohta të Mesdheut. Ky fenomen detyron ujin të vërsulet nga Adriatiku drejt lagunës veneciane.
Autoritetet kanë planifikuar më herët që të ndërtojnë një digë nënujore për të mbrojur qytetin e bukur turistik i cili herë pas hërë bëhet shënjestër e përmbytjeve të mëdha.


