Ndryshime të tjera në kupolën e Policisë së Shtetit.
Mësohet se është ndryshuar kreu departamentit të Policisë Kriminale, sektor që heton ngjarje e rëndë në të gjithë vendin.
Idajet Faskaj i cili deri më tani e mbante këtë pozicion është larguar.
Në vend të tij është emëruar Eduart Merkaj, i cili ka mbajtur detyrën e drejtorit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Po kush është Eduart Sali Merkaj
Eduart Merkaj u lind më datë 22 Maj 1977 në qytetin e Lushnjes.
Është i martuar me Terezën dhe ka dy vajza: Dean dhe Greisin.
Është diplomuar në Shkollën e Lartë Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Fakulteti Filologjik,dega Gjuhë-Letërsi (DND) vitet 1995-1999. Titulluar Oficer në SHISH viti 2000. Titulluar Specialist i Lartë Policie (DND) viti 2005 në Akademinë e Policisë . Aktualisht i diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë.
Gjuhët e huaja Anglisht-Me dëshmi (TOEIC) Italisht- Me dëshmi.
Trajnime të ndryshme (me çertifikatë) në fushën e sigurisë dhe atë menaxhuese,zhvilluar në Akademinë Ndërkombëtare të Agjensive Ligjzbatuese Europiane dhe USA.
Çertifkuar si Tranjer Trajnues,pranë Këshillit të Europës,Strasburg,për fushën e Antikorrupsionit dhe Pastrimit të Parave.
Çertifikuar në Akademinë Ndërkombëtare Antikorrupsion në Laxenbourg,Austri.
Ka një eksperiencë pune në strukturat e Agjensive Ligjzbatuese , Kontrollit të Brendshëm , Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë , ku ka mbajtur disa funksione :Oficer SHISH (2000-2003), Oficer në SHKB (2003-2006).O.P.GJ pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (2006-2010) . Specialist në sektorin Antikorrupsion,Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (2010-2013).Shef Sektori të Forcës së Posaçme,në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale,në DPSH(2013-2015). Si edhe Shef Sektori për Hetmin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit viti (2016 )
Merkaj la postin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHÇBA-së.
Nga data 19.03.2017 Merkaj emërohet në krye të departamentit të Policisë Kriminale.


