Facebook krijon efekte AR, të nxitura nga objekte të ndryshme.
Si një pjesë e promovimit të filmit të ardhshëm “Ready Player One”, Facebook do t’i lejojë përdoruesit të skanojnë posterin e filmit duke përdorur një efekt të gjetur në kamerën e aplikacionit.
Po nëse nuk mund të gjeni posterin e filmit në jetën reale? Duket se nuk ka problem, pasi mund ta kërkoni atë në internet dhe ta skanoni atë nga atje.
Ekziston edhe një tjetër film i planifikuar që të ketë efekte të veta të shkaktuara nga AR, i quajtur “Wrinkle in time”. Mathew Simari, menaxher i produkteve të kamerës në Facebook beson se AR do të bashkohet me botën rreth nesh, duke e çuar eksperiencën në një tjetër nivel.
Ai gjithashtu tha se AR është më e qëndrueshme se jeta e vërtetë dhe i jep më tepër kontekst çdo gjëje që po ndodh. “Në të ardhmen, ne besojmë se AR do të jetë në të gjithë botën rreth nesh.
AR do të jetë e futur në një shtresë të fshehur të dhënash të cilën mund ta aksesoni përmes pajisjeve tuaja – telefonat sot, syzet nesër./ PCWorld Albanian


