• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s’mund të hyjë
Home
Mister

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s’mund të hyjë

19 March, 2018 Redaktor2 Mister

Përveç ‘Zonës 51’ që të gjithë e njohim si zonë të ndaluar, ka disa zona të tjera në botë që gjithashtu janë të ndaluara për publikun.

Kemi dëgjuar shumë storje se si një anije aliene ra në Tokë dhe mbetjet e jashtëtokësorëve mbahen fshehur thellë në tokë në Zonën 51, megjithatë në listën më poshtë ka edhe vende të tjera misterioze për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar më parë.

Këto janë zonat e ndaluara në Tokë:

Kompleksi i Malit ‘Cheyenne’, SHBA

Ky kompleks është një instalacion ushtarak dhe një bunker bërthamor në Kolorado. Brenda tij ndodhet Komanda Hapësinore e SHBA-së, Komanda e Forcës Ajrore dhe Sistemi për Menaxhimin e Emergjencave.

Air Force One, SHBA

Hyrja në këtë aeroplan është e pamundur për të gjithë, përveç pak njerëzve. Ekuipazhi i këtij aeroplani janë veteranë të Forcës Ajrore dhe agjentë të Shërbimit Sekret. Veçoritë e këtij aeroplani janë të klasifikuara dhe anëtarët e tij duhet ta fitojnë besimin e Presidentit për një vit para se të lejohen të hyjnë në bord, transmeton Gazeta Express.

Klubi 33, SHBA

Klubi 33 ishte dikur një restorant dhe një nga ndërtesat e para që u ndërtuan në Disneyland. Përderisa dyert e tij duken si çdo derë tjetër në një park lojërash, ky klub është një klub sekret i Walt Disney të cilin ai e përdori për vite të tëra për t’i argëtuar yjet dhe njerëzit më të rëndësishëm të botës.

Baza “Raf Menwith” në Mbretëri të Bashkuar

Kjo bazë është një stacion i Forcës Ajrore Britanike në Angli që ofron një numër shërbimesh duke përfshirë komunikimin dhe mbështetjen inteligjente. Është përshkruar si stacioni më prominent monitorues në botë dhe brenda tij nuk është lehtë të hyhet. Serverët e tij kanë një pamje të çuditshme prej topave gjigand të golfit që shtrihen përreth bazës.

Arkivat sekrete të Vatikanit, Itali

Duke qenë në pronësi të Papës, Arkivat Sekrete të Vatikanit nuk janë edhe aq sekrete. Publiku mund të kërkojë të shikojë ndonjë dokument që është më i vjetër se 75 vjet. Ajo çfarë është e ndaluar është se askush nuk mund të hyjë aty pa lejen e Papës. Thuhet se dëshmitë për ekzistencën e alienëve janë aty.

Zona e ndaluar “Woomera”, Australi

Kjo zonë e ndaluar ndodhet jashtë Adelaides, Australi dhe shtrihet rreth 127,000 km2. Është një zonë për testimin e armëve që operohet nga Forca Ajrore Australiane dhe është e ndaluar për publikun. Më herët kjo zonë ka qenë një hapësirë britanike për testime bërthamore. Toka në këtë zonë është mbi minerale dhe vlen miliarda dollarë për shkak të resurseve natyrore.

Tullat e arit në Bankën e Anglisë, Mbretëri të Bashkuar

Nën zyrat e Bankës së Anglisë në Londër ndodhet magazina më e madhe e arit në botë, me rreth 5,000 tonë tulla ari që janë të radhitura si copa çokollate mbi njëra-tjetrën. Për të pasur qasje këtu duhet të zhbllokohet një derë që është e qëndrueshme ndaj bombave duke përdorur një sistem teknologjik të njohjes së zërit, që çon më pas tek një kod tre shifror. Vlera totale e arit këtu thuhet se është 315 miliardë dollarë.

Ishulli i Gjarprit, Brazil

Në gjirin e Sao Paolos, Brazil ndodhet ishulli ‘Ilha de Queimada Grande’, në të cilin ndodhen 4,000 gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë. Ishulli është i vetmi vend në Tokë në të cilin jeton gjarpri më helmues në botë. Qeveria braziliane ua ka ndaluar qytetarëve dhe turistëve që ta vizitojnë këtë ishull.

Baza ‘Dulce’, SHBA

Më 1979, biznesmeni amerikan Paul Bennewitz ishte i bindur se po merrte sinjale elektronike nga alienët jashtë Nju Meksikos në një qytet të quajtur Dulce. Që nga atëherë, zona ku ai i zbuloi sinjalet është bërë e njohur si Zona Dulce dhe thuhet se në të tash ndodhet një laborator biogjenetik që kryen eksperimente në njerëz dhe kafshë.

Bahnhof/Wikileaks, Suedi

Wikileaks është një organizatë ndërkombëtare gazetareske që publikon informacione sekrete për qeveri të ndryshme të botës që nga viti 2006. Bahnhof është një shërbim i pavarur i internetit në Suedi. Të gjithë serverët e Wikileaks ndodhen në qendrën e të dhënave në Banhof, në një bunker top sekret të quajtur Pionen që ndodhet në Malet e Bardha të Stokholmit. /Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Samsung Galaxy S9 dhe S9+ " troket" edhe në Shqipëri, zbuloni risitë në detaje... (FOTO)
Previous article VIDEOLAJM/ Aksident nga moti i keq. Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga dhe bllokon qarkullimin

Redaktor2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT