• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME PRONAT/ Momenti kur kryebashkiaku Frrokaj mbërrin me pranga në gjykatë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

SKANDALI ME PRONAT/ Momenti kur kryebashkiaku Frrokaj mbërrin me pranga në gjykatë (VIDEO)

19 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie mbërritën në Gjykatën e Lezhës mëngjesin e së hënës për seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë.

Frrokaj dhe 11 zyrtarët vendorë u arrestuan të premten nën akuzat për tjetërsim pronash.

Në pamjet e “ABC News” shihet edhe momenti kur Kryebashkiaku Frrokaj mbërrin në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa jashtë Gjykatës ishin mbledhur qindra mbështetës të ti për të kërkuar lirimin. Arrestimin e tij e cilësojnë politik dhe që ka lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Hetimet që çuan në arrestimin e Kryebashkiakut të Lezhës dhe te 11 zyrtarëve nisën në vitin 2017 kur një qytetar, Pjeter Prela iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme me një kallëzim për tjetërsimin e sipërfaqes së tokës në Shëngjin, në vendin e quajtur ‘Rana e Hedhun’.

Prokuroria regjistroi procedimin penal në shtator të të njëjtit vit me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ndërsa në 16 shkurt 2018 ngriti akuzën për shpërdorim detyre ndaj zyrtarëve që ishin në hetim.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit, me dokumente të falsifikuara kanë shndërruar sipërfaqe të mëdha tokë nga tokë shtetërore në tokë arë dhe pemtore dhe e kane regjistruar ne Hipotekë duke e përfituar padrejtësisht. Për të njëjtën çështje, policia ka shpallur në kërkim 11 zyrtarë dhe persona të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ilda Bejleri hedh në gjyq Mustafa Nanon: Me policin e penduar shihemi në…
Previous article Putini, cari i ri i Rusisë. Si u ngjit në fron spiuni, rusët e zgjodhën sepse…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT