• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMET PER PASAPORTA FALSE/ Dalin detajet, operacioni u dekonspirua nga një polic
Home
Breaking News

ARRESTIMET PER PASAPORTA FALSE/ Dalin detajet, operacioni u dekonspirua nga një polic

19 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

 

Operacioni i madh i Policisë së Shtetit për kapjen e grupit që falsifikonte pasaporta dhe dokumenta të tjera është dekonspiruar nga polic.

Ai quhet Adriatik Bakiasi.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm mointori operacionin për mosdaljen e sekretit, operacionin “One If-By Land” dhe ka zbuluar ‘spiunin” në radhët e Policisë dhe ka njoftuar strukturat e larta të cilat kanë ndryshuar taktikën.

Nga ky operacion u goditën 7 grupe kriminale.

DETAJET E PLOTA TE OPERACIONIT 

Policia e Shtetit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda që ka ndjekur çështjen, 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së DASH të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, organizatën policore SELEC me qendër në Rumani dhe policinë spanjolle janë angazhuar në operacion

Përgjatë natës së të shtunës, 17 mars 2018 dhe gjatë orëve të para të së dielës është përmbyllur mega-operacioni i koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.  I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj.

Operacioni u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë.

(Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara.

DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit. Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së, përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBA-ve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave, kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit.

Agjentët Specialë të DSS-së të atashuar pranë Zyrave Rajonale të Sigurisë, këshillojnë ambasadorët e ShBA-ve për çështjet e sigurisë, çështjet e zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin ose zbatimin e programeve të sigurisë në mbarë botën).

Agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), konkretisht agjencia e Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve si dhe Dogana e Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve.

Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë.

Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.
Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin iteneraret:
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada
Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara me metoda speciale hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në Gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar:
1. Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

2. Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.

3. Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.

4. Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.

5. Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.

6. Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

7. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

8. Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.

9. Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.

10. Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.

11. Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.

12. Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
13. Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.

14. Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.

15. Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.

16. Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.

17. Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër

18. Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

19. Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.

20. Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

21. Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.

22. Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

23. Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

24. Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.

25. Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.

26. Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.

27. Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.

28. Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.

29. Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.

30. Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.

31. Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës

32. Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.

33. Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.

34. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.

35. Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.

Ata janë:
• Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 12 shtetasve tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, nga këta 2 shtetas janë me shtetësi dhe kombësi bullgare (B.S, I.F, S.H, E.K, P.K, S.K, SH.K, A.Ç, A.E, J.SH, B.K dhe M.V)

Gjatë kontrollit të ambjenteve dhe vendeve të dyshuara që përdoreshin nga autorët, janë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale si:
• 10 njësi qendrore (kompjuteri)
• 8 printera lazer me ngjyra
• 15 laptopë, 3 I-padë,
• 56 aparate telefonash
• 17 automjete
• 5,600 euro, 1,000 $ dhe 3 400 000 lekë
• 5 pasaporta ndërkombëtare shqiptare
• Sasi dokumentash të ndryshme, si pasaporta e karta ID të kombësive të ndryshme, vula dhe elementë stampimi
• 1 armë zjarri automatike model 56 dhe 13 fishekë
• 1 armë gjahu.

Materialet hetimore në lidhje me ndalimin e këtyre personave dhe provat materiale të sekuestruara, janë vënë në dispozicion të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I patë armët që dilnin nga tunelet?/ Mesazhi i fortë i Erdogan: Turqia…
Previous article ZEF ZHUPA/ Gafa e Lulzim Bashës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT