Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 23-vjeçar që po ngiste një motoçikletë është përplasur me një makinë dhe ka humbur jetën.
Informacion paraprak
Në datën 18.03.2018, rreth orës 20:00, në Divjakë, motocikleta tip “Pianxho” me drejtues shtetasin L.Murrizi, 23 vjeç, është përplasur me mjetet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.S, 35 vjeç dhe “Volksëagen” me drejtues shtetasin K.P, 37 vjeç, të gjithë banues në Divjakë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçiketës i cili nuk ka probleme për jetën dhe pasagjeri në motoçikletë, shtetasi R.Meta, 17 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


