Tre nga pesë vrasjet më të këqija në historinë e SHBA kanë ndodhur në 16 muajt e fundit.
Muaji fundit ka qënë tmerrësisht brutal, me dy sulmet e Las Vegasit me 58 të vdekur dhe Texas-I me 26 të tillë.
Ato erdhën pas sulmit në clubin e natës në Orlando ku 49 persona mbetën të vdekur.
Shumë nga njerëzit që i kryejnë këto vrasje massive e planifikojnë me shumë kujdes sulmin e tyre.
“Ata I bëjnë mirë detyrat e tyre”, shpjegojnë analisët.
Fakti që ata e përgatisin mire edhe “tokën” do të thotë që do vrasin më shumë, shton ai.
Pershembull, personi që hapi zjarr në Aurora Colorado në 2012, mendoi se vendi më i mirë për tragjedi akoma më të mëdha, do ishte në teatër. Kjo për shkak të numrit të madh të njërezve pjesëmarrës”, thotë Adam Lankford i Universitetit të Alabamas.
Problemi më i madh në vitet e fundit është fakti se këta persona që kryejnë vrasjet masive, i postojnë më parë në rrjetet sociale përpara sulmit ose kur ata janë përgjatë rrugës.
Vrasësit gjithashtu konkurojnë me njëri tjetrin.
Siç e shpjegon dhe Lankford kur thotë se e kanë si garë midis tyre.. Duan të jenë më të mëdhenj dhe më të mirë se sulmi që ka qënë para tyre.
Ne mendojmë se të bëhesh i famshëm nga një vrasje është diçka e sëmurë, sigurisht.
Por ata jo.
Tek e fundit, duan thjeshtë të jenë të njohur edhe pas vdekjes.
Autori i vrasjeve në Colorado
Autori i vrasjeve në Texas
Përgatiti: AlpeNews.al