• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kosovë-Serbi/ Vuçiç konfirmon rifillimin e dialogut dypalësh më 23 mars
Home
Rajon

Kosovë-Serbi/ Vuçiç konfirmon rifillimin e dialogut dypalësh më 23 mars

18 March, 2018 F.autor Rajon

Presidentët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen më 23 mars në Bruksel për të rifilluar dialogun dypalësh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Kreu i shtetit serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar takimin mes palëve, ndërkohë që ka theksuar nevojën për rifillimin e bisedimeve dhe arritjen e një kompromisi, që Serbia të mund të përparojë në rrugën e saj europiane, shkruajnë mediat kosovare.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të takohet me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi në Bruksel javën e ardhshme, në përpjekje që palët të zgjidhin problemet mes tyre. “Do të rifillojmë dialogun, nuk kemi zgjidhje tjetër,” raportohet të ketë deklaruar Vuçiç për gazetarët në Beograd. Presidenti serb konfirmoi se 23 marsi do të jetë edhe data kur do të zhvillohet takimi mes tij dhe homologut Thaçi.

Edhe më herët, Vuçiç ka deklaruar gatishmërinë e Serbisë për të arritur një kompromis me Kosovën, për problemet e pazgjidhura mes palëve. Kreu i shtetit pranoi se kjo çështje është pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian, ndaj Beogradi është i vendosur të arrijë një zgjidhje me kompromis, që nuk do të përçajë apo poshtërojë vendin.

Kujtojmë se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011, por u ndërpre së fundmi pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç në Mitrovicën e Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tifozët katalanas kanë një kërkesë të veçantë për kapitenin e tyre
Previous article Levante i bën një dedikim special Armando Sadikut

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT