• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Katalonja, Puigdemont: Pavarësia nuk është e vetmja zgjidhje
Home
Nderkombetare

Katalonja, Puigdemont: Pavarësia nuk është e vetmja zgjidhje

18 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Ish-Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, duket i dorëzuar në betejën për pavarësinë e rajonit autonom. Ai thotë se pavarësia, tashmë nuk është zgjidhja e vetme dhe bën thirrje për dialog të ndërmjetësuar nga BE.

“E gjithë ajo që mund të bëhet nga jashtë, është favorizimi i një dialogu në interesin e katalanasve, spanjollëve dhe të gjithë europianëve. Nuk mund të imagjinohet një zgjidhje pa një bisedim që sheh pjesëmarrjen e një pale të tretë që mund të kryejë rolin e ndërmjetësuesit. Nuk kërkoj nga komuniteti europian të mbështesë pavarësinë e Katalonjës, por të mbështesë të drejtat e qytetarëve dhe të politikave themelore”. Kështu shprehet në një intervistë për mediat italiane, ish-lideri katalanas, Carles Puigdemont.

“Më pyesin gjithnjë – bën me dije Puigdemont – se nëse pavarësia është zgjidhja e vetme. Unë përgjigjem duke thënë se nuk është rruga e vetme. Jemi të gatshëm për të punuar edhe në modele të tjera për të arritur një marrëveshje”. Gjithashtu ish-Presidenti i Katalonjës thotë se modeli zviceran respekton diversitetin kulturor dhe gjuhësor si dhe tregon se bashkëjetesa është e mundshme.

“Duhet pranuar tjetri si një subjekt politik, me të cilin duhet të dialogohet, pa linja të kuqe”, shprehet Puigdemont duke nënvizuar se nuk ka arritur t’i tregojë Spanjës nevojën e bisedimeve.

“Ata duhej të na njihnin si aktor politik dhe jo si subjekt kriminal”, shton ai.

Se cili do të jetë saktësisht roli i tij në të ardhmen, udhëheqësi katalanas përgjigjet: “Kjo varet. Nëse shteti spanjoll nuk vendos të kuptojë se duhet të fillojmë të flasim dhe të bëjmë politikë, nëse vazhdon me represionin, persekutimin gjyqësor, ndoshta do të duhet të qëndroj në mërgim disa vjet. Por nuk është dëshira ime. Unë punoj për një zgjidhje politike me negociata”, përfundon Puigdemont./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Canka dhuron spektakël, Teuta pëson golin e dytë në Lushnjë
Previous article Ç’po ndodh? Britania i tregon “dhëmbët” mirë Putinit, nis goditjen e…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT