• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NE VEND/ Skenari rus për ta ndezur flakën në Maqedoni
Home
Rajon

TENSIONET NE VEND/ Skenari rus për ta ndezur flakën në Maqedoni

18 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Polarizimet mes perëndimit dhe lindjes janë duke reflektuar edhe në proceset politike në rajonin e Ballkanit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në Maqedoni dhe gjithandej vendeve tjera të rajonit është duke u zhvilluar një betejë mes partive pro ruse, të cilat synojnë destabilizim dhe kaos si dhe partive pro perëndimorë të cilat synojnë proceset euro-integruese.

Në Shkup, kemi akoma një parti maqedonase ultranacionalite, e cila po i fryen skenarëve për ta destabilizuar vendin.

Skenat e para disa ditëve në Parlamentin e Maqedonisë, në seancën ku po miratohej ligji i gjuhëve, vërtetojnë se kishte një plan për ripërsëritjen e ngjarjeve të 27 prillit, ku u përgjakët një numër i madhë i deputetëve.

Por, edhe paralajmërimet e kreut të VMRO-së për protesta kundër avansimit të gjuhës shqipe gjatë muajit maj janë dëshmi se do të vazhdojnë përpjekjet për tensione, incidente dhe konfliktë.

Këtë situatë, është duke e ndihmuar edhe presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, i cili për cudi refuzon të nënshkruaj një ligj i cili ndihmon bashkëjetësën mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.

Reagimet janë të çuditshme sepse ligji për gjuhët, që avanson përdorimin e shqipet është i cunguar dhe më i vakët se ligji që mundëson përdorimin e gjuhës serbe në Kosovës, komunitet i vogël me pak se 5 për qind.

Nga Lidhja Social Demokrate thonë se VMRO-DPMNE duhet të largohet nga politikat e ndarjeve, konfliktit dhe përçarjeve dhe ta pranon konceptin një shoqëri për të gjithë, kjo është në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve.

“Ka kaluar koha kur përmes patriotizmit të rremë janë shkaktuar tensione në mes qytetarëve, ai koncept që ka krijuar një shtet të ndarë dhe të izoluar tashmë është i humbur, ndërsa Maqedonia ka zgjedhur të ecë përpara si një shoqëri për të gjithë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Në anën tjetër, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se, me miratimin e Ligjit për Gjuhët rrumbullakësohet pjesa normative e Marrëveshjes paqësore të Ohrit e cila është e garantuar nga BE, SHBA, NATO dhe OSBE.

Shoqëria dhe udhëheqësit politik duhet të vijojnë përkushtimin drejt miratimit dhe zbatimit të reformave sistemore si dhe të arritjes së një kompromisi të dinjitetshëm me Greqinë rreth kontestit me emrin.

Nga suksesi i këtyre dy çështjeve varet rruga jonë drejt BEsë dhe NATOsë që mundëson paqë të qëndrueshme, siguritet dhe stabilitet, por edhe mirëqenie dhe zhvillim ekonomik./INA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto janë dhjetë kompanitë që punësojnë shumicën e shqiptarëve
Previous article Partizani-Flamurtari, në ‘Selman Stërmasi’ luhet Europa

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT