• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si ia prishi planet Trump ish-nëndrejtorit të FBI-së, çfarë kishte planifikuar për sot
Home
Nderkombetare

Si ia prishi planet Trump ish-nëndrejtorit të FBI-së, çfarë kishte planifikuar për sot

18 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions të premten në mbrëmje njoftoi shkarkimin e menjëhershëm të ish-nëndrejtorit të FBI-së, Andrew McCabe, për “shkelje në detyrë”.

“Bazuar në raportin e Inspektorit të Përgjithshëm, në përfundimet e Zyrës së FBI-së për Përgjegjësinë Profesionale, si dhe tek rekomandimi i zyrtarit më të lartë të karrierës në Departamentin e Drejtësisë, kam urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të Andrew McCabe”, thuhet në deklaratën e zotit Sessions.

Presidenti Donald Trump përshëndeti shkarkimin e zotit McCabe duke shkruajtur në Twitter: “Andrew McCabe u shkarkua, një ditë e madhe për punonjësit e FBI-së – një ditë e madhe për demokracinë. Moralizuesi James Comey ishte shefi i tij dhe e bënte McCabe-in të dukej si një fillestar. Ai dinte gjithçka rreth gënjeshtrave dhe korrupsionit në nivelet më të larta të FBI-së!”.

Zoti McCabe, ish-zyrtari i dytë më i lartë i agjensisë, pati paraqitur dorëheqjen më datë 30 janar, pasi ishte kritikuar publikisht nga Presidenti Donald Trump për njëanshmëri politike. Ai kishte planifikuar të dilte në pension këtë të dielë, në datëlindjen e tij, duke përfituar kështu edhe pension të plotë. Megjithatë tashmë që ai u shkarkua, mund t’i rrezikohet pjesërisht apo plotësisht marrja e pensionit, shkruan VOA.

Në një deklaratë të bërë pas njoftimit për shkarkimin, zoti McCabe u shpreh se “ky sulm ndaj besueshmërisë sime është pjesë e një përpjekje më të madhe jo vetëm për të më njollosur mua personalisht, por për të njollosur FBI-në, agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe profesionistët e shërbimeve të zbulimit në përgjithësi”.

Gjithashtu, McCabe ka dhënë edhe detaje mbi bisedimet e tij me Presidentin Donald Trump tek hetimet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Sipas mediave amerikane, të dhënat e McCabe mund të mbështesin zërat se Presidenti aktual ka penguar drejtësinë të bëjë punën e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERAT/ Vodhi 30 milionë lekë në një banesë, arrestohet autori (EMRI)
Previous article PERMBYTJET/ Bashkia e Shkodrës: Situata në përkeqësim, të shpallet gjendja e emergjencës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT