• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Politika, larg duart nga arrestimet për pronat!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Politika, larg duart nga arrestimet për pronat!

17 March, 2018 Redaktor1 OP-ED

Buja e operacioni për arrestimin e 23 zyrtarëve të Bashkisë së Lezhës, nën akuzën e përfshirjes në skandalin e tjetërsimit të pronave me tokat më të çmuara të bregdetit, përkoi me një ngjarje tragjike. Një ngjarje, skena e së cilës ishte e zhvendosur në një tjetër qytet bregdetar. Jo në veri, por këtë radhë, në jug. Në Vlorë. Bëhet fjalë për një vrasje, që kishte në themel, një tjetër çështje prone dhe një konflikti të lidhur me të.

Këto dy pamje të kundërta, janë edhe pasqyra për të parë raportet e Shqipërisë aktuale me drejtësinë e re. Prej disa javësh, ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për ti hequr pluhurin e harresës disavjeçare, dosjeve të disa prej çështjeve më të bujshme të grabitjes së tokave në të gjithë kufirin linear të bregdetit shqiptar, por jo vetëm. Një operacion që ka vendosur në pranga disa kryetarë bashkish, nën prefektë, dhjetra punonjës të hipotekës dhe administratës së pushtetit lokal dhe deri tek biznesmenë të fuqishëm ose më pak të fuqishëm.

Ndërkohë që krimi makabër i Vlorës mes dy kushërinjsh, ku njëri ia mori jetën tjetrit në mënyrë barbare në sy edhe të fëmijës 7 vjeç të viktimës, është ana tjetër e pasyrës. Nga ku nuk kemi dashur që ta shohim këtë çerek shekullin e fundit, raportin e Shqipërisë me pronën dhe mënyrën sesi për shkak të korrupsionit, abuzimit dhe shkeljeve flagarante, kemi qenë gjatë gjithë kohës pa e kuptuar as vetë, duke konsumuar një luftë civile të pashpallur. Një luftë të vërtetë dhe reale, me një bilanc të frikshëm. Nëse i referohemi shifrave që ofron media numërohen plot 8 144 persona të vrarë për çështje pronësie në gjithë këto vite, nga të cilat 4 979 viktima janë shënuar në fshat dhe 3 165, në qytet.

Kaq mjafton për të kuptuar se sa shumë e rëndësishme është që Prokuroria e Përgjithshmë dhe Policia e Shtetit dhe struktura të tjera ligjzbatuese, të inkurajohen për ta thelluar dhe për ta shndërruar në një aksion permanent, të pakompromis dhe me tolerancë zero ndaj kujtdo, luftën kundër abuzimeve ulëritëse që janë bërë me pronën përgjatë gjithë këtyre viteve në Shqipëri.

Fajtorë ka shumë, duke nisur nga punëtori më i thjeshtë i zyrave që është marë me këto çështje, e deri tek kryepleqëtë e fshatrave, kryetarët e komunave dhe tani administratorët e njësive. E për tu ngjitur më pas më lart në piramidë, tek kryetarët e bashkive, prefektët dhe drejtuesit e zyrave dhe ministrive të linjës. E për të vijuar me drejtuesit e zyrave të hipotekave, pronave, legalizimeve dhe në fund por e para nga përgjegjësia në këtë aradhë; I gjithë sistemi i kalbur i drejtësisë së vjetër shqiptare.

Por nëse na duhet që të kërkojmë një kryefajtor në gjithë këtë masë të stërmadhe djajsh të vegjël e të mesëm, pa mëdyshje ajo është e gjithë klasa jonë politike e post komunizmit. Pa asnjë përjashtim. Me të majtë dhe me të djathtë. E sigurisht, fajtorët më të mëdhenj e kryesorë, janë liderët më të rëndësishëm të kësaj epoke, të cilët kanë dështuar në mënyrë spektakolare, për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë thelbin, gurin e themelit të këtij sistemi që po mundohemi të ndërtojmë: Çështjen e pronës private dhe shenjtërisë së saj.

Eshtë kjo arësyeja se përse në mungesë të shtetit, ka hedhur kaq shumë rrënjë antishtetit; se përse në mungesë të ligjit, këtu kanë lulëzuar vetëm “maliqët”; se përse në mungesë të gjyqësisë ka lulëzuar vetgjyqësia. Një fenomen që ka bërë kërdinë jo vetëm mbi jetët njerëzore, por duke mbjellë hakmarrje, gjakmarrje, urrejtje, mërira dhe sherre pafund brenda familjeve, mes komshinjve, bashkëfshatarëve dhe bashkqyetarëve. E për të cilin janë derdhur e vazhdojnë të derdhen përrenj dhe lumenj e lumenj të tërë energjish negative që mbajnë të ndezura tensionet sociale dhe mosbesimin e madh tek sistemi, qeveritë dhe shteti shqiptar.

E që bilanci i kësaj lufte, të mos përfundojë në një luftë pa bilanc, për aq kohë sa po tregon vullnet dhe vendosmëri për ti shkuar hetimit dhe gjetjes së fajtorëve deri tek rrënjet e problemit, drejtësia e re më shumë sesa duhet duartrokitur, duhet mbështetur dhe inkurajuar, për të ndezur më në fund flakëzën e shpresës se kjo kryeçështje, një ditë edhe mund e do të zgjidhet.

Nëse është dikush që duhet ti rrijë larg, madje sa më larg të jetë e mundur këtij momenti dhe kësaj qasje, ajo është klasa jonë politike dhe liderët e saj. Të cilët, duke mos e rregulluar dot për 25 vjet këtë punë, të paktën tani e tutje, të mos lejohen që ta prishin atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet Eva Murati: Kam qarë shumë se nuk më punësonin në televizion, atë dita isha...
Previous article Nuk e ftoi shoqen e ngushtë në dasmë, vishet nuse për herë të dytë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT