• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHESE E PAPRITUR NE HETIME/ Një pjesë e pronave të padeklaruara të Rovena Gashit, janë të Adriatik Llallës (DYSHIMET)
Home
Breaking News

KTHESE E PAPRITUR NE HETIME/ Një pjesë e pronave të padeklaruara të Rovena Gashit, janë të Adriatik Llallës (DYSHIMET)

17 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka marë një kthesë të papritur që në hapat e parë hetimi që ka nisur nga ana e një grupi special prokurorësh, për Adriatik Llallën me objekt “pastrimin e produkteve të veprës penale”, ose e thënë ndryshe “pastrimit të parave”.

Një nga tezat e para që po verifikohet, lidhet me dyshimin e fortë se një pjesë e pronave të padeklaruara nga Rovena Gashi, të denoncuara si një skandal i madh me zyrtarët e lartë të drejtësisë nga ana e mediave, mund të jenë të ish Kryeprokurorit të Republikës.

Hetuesit dyshojnë se kjo mund të ketë ndodhur për disa arësye:

E para, sepse bashkëpunimi mes Llallës dhe Gashit, ka qenë shumë i ngushtë mes tyre dhe se vetë SHBA dyshon se pas rasteve të mëdha të korrupsionit ku është zhytur Kryeprokurori gjatë ushtrimit të detyrës, ka edhe bashkëpunëtorë ndër njerëzit e tjerë më të afërt me të, vetëm të cilëve mund tu besonte që të vepronin me çështjet, sipas interesit të tij për të cilat ka përfituar para ose prona.

E dyta, fakti që Rovena Gashi është denoncuar që të ketë të paktën 16 prona të padeklaruara, nisur nga një pallat i tërë në zonën më të lakmuar e më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, 14 apartamente te Shkëmbi i Kavajës dhe dy godina biznesi të mëdha në Lagjen 14 në Shkozet të Durrësit, toka e etj, i ka bërë hetuesit të dyshojnë se një pjesë e tyre mund të jenë të ish Kryeprokurorit. Sipas tyre, është gati e pabesueshme që Gashi duke qenë vartëse e Llallës direkt, të zotërojë më shumë prona sesa Llalla vetë.

E treta, besohet se duke qenë shumë të afërt me njëri- tjetrin dhe me njohje familjare të ndërsjellta, meqë për Gashin mediat kanë thënë se njërën nga apartamentet në plazh e ka edhe me pishinë, që do të thotë se e shfrytëzon atë për pushime, aty pranë duhet të ketë shtëpi pushimi edhe Llalla.

Por kjo e e fundit mbetet për tu verifikuar për aq kohë sa Llalla deri dje, i bënte pushimet me jahte dhe në plazhet më të shtrenjta të botës dhe nuk ka preferuar që të pushojë as vetë e as me familjen, në Shqipër për 5 vitet që ka qenë Prokuror i Përgjithshëm.

Të gjitha këto dhe dyshime e prova të tjera bashkëpunimi në afera të errëta të përbashkëta, i kanë bërë hetuesit që të ndjekin me shumë vëmendje tani e tutje edhe këtë pistë, pasi akuza që po hetohet sot ndaj Llallës për pastrim parash, mund ti shtohet nesër edhe bashkëpunimi.

Përgatiti: Alpenews.al  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Caktohet data për derbin Milan - Inter
Previous article Elvana Gjata pozon e veshur sportive, Oriola Marashi nuk rreziston dot dhe i lë këtë koment (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT