• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Greqi: Nga efendikoj në punëtorë krahu
Home
Jetë

Greqi: Nga efendikoj në punëtorë krahu

17 March, 2018 Redaktor2 Jetë

Një numër i madh agjencish punësimi nga Greqia ofrojnë krah të lirë pune nëpër Evropë. Por shumë grekë kanë rënë viktimë e shpresave të mëdha dhe e kontratave mashtruese të punësimit.

Si shumë grekë të tjerë edhe Nikos Varthimiadis falimentoi. Borxhet e mëdha ia shkatërruan vitin e kaluar furrën e bukës dhe e detyruan këtë mesoburrë, baba të tre fëmijëve të regjistrohet në radhët e të papunëve, një numër që në Greqi është më i madhi mes 28 vendeve të Bashkimit Evropian.

Muajt në vijim pasuan herë me punë e herë pa punë. Por kërkimi i një pune të përhershme në Greqinë e mbytur nga kriza më e madhe financiare, që mund të ketë goditur ndonjë vend të Bashkimit Evropian, ishte e kotë.

Athinë – Radhë përapara Zyrës së Punës

Kështu i joshur nga një shok, po ashtu i papunë, si dhe reklama e shkëlqyer që premtonte të ardhura deri 1.300 euro në muaj, Varthimiadisi firmosi kontratën me një agjenci greke që rekrutonte punëtorë lokalë për një fabrikë japoneze në Republikën Çeke. Kushtet e punës në fabrikën që ndodhet në Kadan, rreth 90 km në verilindje të Pragës, dukeshin shumë të mira, por konfiguracioni i kontratës ishte mashtrim.

Realiteti në terren

“Sa shkuam atje,” tregon Varthimiadis, “përfaqësuesit e shërbimit të rekrutimit na vunë përpara një kontratë, në të cilën shkruheshin gjëra krejt të tjera: rroga mujore ishte 540 euro, pa pagesë për orët jashtë orarit ose përfitime të tjera që na ishin premtuar.”

Ish-bukëpjekësi dhe shoku i tij refuzuan të firmosnin dhe u kthyen menjëherë në Greqi. Por të tjerët, pjesa më e madhe të rinj që po konfrontohen me papunësinë 50 përqind të lartë në vend, qëndruan.

I papunë në Greqi – në tabelë shkruhet “kam uri”

“Që në minutën kur hipëm në autobuzin e rrënuar për të bërë udhëtimin 40 orë deri në Kadan, u duk qartë se kishim të bënim me një mashtrim,” i tregon Deutsche Welles Christina Neri. “Por kur është i dëshpëruar njeriu ka tendencën të mos shikojë shumë gjëra.”

Emigrim masiv

Rreth 55 mijë agjenci në gjithë Evropën rekrutojnë çdo vit qindra mijëra punëtorë për punë krahu dhe punë në sektorin e shërbimit. Agjencitë u mundësojnë punëdhënësve të marrin punëtorë më fleksibël për të kursyer kostot gjigande të punës.

Më shumë se 427,000 grekë janë larguar nga Greqia për të kërkuar punë jashtë vendit, që kur ekonomia pësoi kollaps në vitin 2009. Truri i vendit po largohet, shkruan Banka Greke. Niveli i emigrimit e rendit Greqinë në vendin e tretë pas Qipros dhe Spanjës, sa u përket shifrave të të rinjve që largohen nga vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Leroy Sane beson se Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve
Previous article LSI tjetër akuzë kryeministrit “Të varfërit goditen, Rama rri e vështron, lum ai…”

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë Jetë

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë Jetë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT