• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“CIKLONI ANTITRAFIK”/ Si u goditën njëkohësisht 7 BANDA TE VIZAVE, Veliu: 1000 shqiptarë u trafikuan në Angli (VIDEO)
Home
Breaking News

“CIKLONI ANTITRAFIK”/ Si u goditën njëkohësisht 7 BANDA TE VIZAVE, Veliu: 1000 shqiptarë u trafikuan në Angli (VIDEO)

17 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit dha një konferencë për shtyp në lidhje me bandat kriminale.

Sipas informacioneve të përfshirë janë 51 persona, 40 janë arrestuar në Shqipëri, të tjerët në vende të ndryshme në Europë dhe në SHBA. Operacioni është drejtuar nga EUROPOL dhe Krimet e Rënda në Shqipëri.

Ardi Veliu u shpreh: Rreth 1000 shqiptarë u trafikuan në Angli. Janë shpallur në kërkim 12 persona

Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu:

Përshëndetje,

Jam këtu sëbashku me Prokurorin e Krimeve të Rënda që ka ndjekur çështjen,

2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë,

Përfaqësuesin e organizatës policore SELEC me qendër në Rumani,

Përfaqësuesin e policisë spanjolle,

dhe drejtues të Policisë së Shtetit të angazhuar në operacion

Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është përmbyllur mega-operacioni i koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj.

Operacioni u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve.

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë.

Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin iteneraret:

  • Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
  • Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
  • Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
  • Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara me metoda speciale hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në Gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar:

  1. Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
  2. Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.
  3. Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.
  4. Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.
  5. Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.
  6. Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
  7. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
  8. Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.
  9. Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.
  10. Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.
  11. Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.
  12. Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
  13. Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.
  14. Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.
  15. Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.
  16. Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.
  17. Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër
  18. Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
  19. Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.
  20. Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
  21. Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.
  22. Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
  23. Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
  24. Sokol DULI, 49 vjeç, banues në  Lezhë.
  25. Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.
  26. Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
  27. Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.
  28. Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.
  29. Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.
  30. Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.
  31. Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës
  32. Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.
  33. Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.
  34. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
  35. Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.

Ata janë:

• Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Posted by Policia e Shtetit on Samstag, 17. März 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TE RENDA/ “Shpejt ujë, njoftoni ambulancën”, tmerr në Durrës pas djegies së banesës
Previous article Zidane komenton shortin: Do të kisha dashur ta shmangia Juventusin…

Redaktor2

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT