• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E MASHTRIMIT/ Zbardhet itinerari i 40 zyrtarëve dhe policëve të arrestuar, pagesat nga 10-25 mijë $
Home
Breaking News

SKEMA E MASHTRIMIT/ Zbardhet itinerari i 40 zyrtarëve dhe policëve të arrestuar, pagesat nga 10-25 mijë $

17 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka vendosur në pranga 40 persona në disa qytete të vendit, të cilët ishin përfshirë në trafik emigrantësh nga Shqipëria drejt SHBA-së dhe Kanadasë me viza dhe pasaporta false. REPORT TV zbardh detaje të reja nga mega-operacioni i Policisë së Shtetit. Itinerari i trafikut ishte Shqipëri- Itali- Greqi dhe në Meksikë, ku emigrantët kalonin në këmbë kufirin për në SHBA. Banda shqiptare kishte dërguar mbi 200 emigrantë nga Shqipëria në Kanada dhe SHBA.

Pagesat për trafikantët varionin nga 10 – 25 mijë dollarë, ndërsa operacionin e udhëhoqi EUROPOL dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri. Operacioni i drejtuar nga prokurori Eguen Beci është zhvilluar gjatë natës në disa qytete, Tiranë, Lezhë, Kukës, Fier, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Në total janë 51 persona të përfshirë në këtë skemë, 40 janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë në kërkim. Përveç të arrestuarve në Shqipëri, disa persona janë ndaluar në Amerikë, Kanada, Spanjë dhe Bullgari nga autoritetet.

Mes të ndaluarve në Shqipëri mësohet se ka dhe zyrtarë dhe 4 punonjës policie. Katër policët janë arrestuar  në doganat Qafë – Thanë dhe Hani i Hotit. Hetimet për bandën kishin nisur disa muaj më parë, ndërsa mbrëmë u finalizua. Në vijim pritet një konferencë nga Policia e Shtetit për të dhënë më shumë detaje për emrat e personave që janë arrestuar, në operacionin që ka nisur që pasditen e djeshme. Pak ditë më parë në Fier u godit një tjetër grup kriminal me 16 persona, që falsifikonin pasaporta për në Angli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERIE A/ Juvja sfidon Spalin për fitoren e 13-të rresht, sytë nga dyshja Dybala-Higuain
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Debati është ndezur. Cili është favoriti për ta fituar Ligën e Kampionëve në Kiev?

Redaktor2

Postime të ngjashme

PEZULLOHET EFEKTIVI NË FIER/ Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren Aktualitet

PEZULLOHET EFEKTIVI NË FIER/ Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT