• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMI PER “PASTRIM PARASH”/ Administrohen provat e reja kundër ADRIATIK LLALLES. Pesë pistat e punës së prokurorëve
Home
Breaking News

HETIMI PER “PASTRIM PARASH”/ Administrohen provat e reja kundër ADRIATIK LLALLES. Pesë pistat e punës së prokurorëve

17 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Puna për hetimin e ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla nga grupi i prokurorëve specialë që po meren me çështjen e tij nën mbikqyrjen direkte të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, ka nisur me vrull dhe materialet po grumbullohen me shpejtësi. 

Këto prova, dokumenta dhe në përgjithësi lënda e hetimit po kërkohet nga pesë drejtime të ndryshme:

E para, nga institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës së zyrtarit të lartë të drejtësisë (ILDKPKI, vettingu, etj), në banka, hipoteka, noteri, zyrat e rivlerësimit të pasurive, institucionet e luftës kundër pastrimit të parave dhe kudo tjetër ku gjenden dokumenta dhe transaksione me emrin e Adriatik Llallës dhe familjarëve të tij.

E dyta, i është kërkuar ndihmë institucioneve ligjzbatuese dhe homologe, kryesisht SHBA, Gjermanisë dhe BE për të sjellë të dhëna dhe dëshmi që implikojnë apo hedhin dritë mbi veprimtarinë e ish Kryeprokurorit. Eshte kontaktuar dhe mbahet nje komunikim vijues i rregullt, me ambasadën e SHBA në Tiranë nga ku kanë ardhur të gjitha faktet që Departamenti Amerikan i Shtetit zotëronte në lidhje me Llallën dhe provat mbi të cilat u mor vendimi për ta futur familjen e tij në listën e zezë që i ndalon udhëtimin dhe futjen në SHBA, siç u motivua për shkak të rasteve të mëdha të korrupsionit ku ai është zhytur gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Kryeprokurorit.

E treta, janë administruar të gjitha denoncimet e mediave sidomos gjatë dy muajve të fundit: Dokumenta, prova, foto, faksimile, materiale krahasimore, shkrime analitike dhe çdo indicie tjetër gazetareske që pëmban material serioz e profesional, për tu marë në konsideratë e për tu verifikuar pararpakisht.

E katërta, është hartuar një listë e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish Kryeprokurorit, me të cilë besohet se ai ka hyrë në marrëdhënie korruptive dhe përfitimi personal dhe familjar, duke shfrytëzuar postin dhe funksionin. Emrat e parë që mësohen se janë tek kjo listë janë ato të Rovena Gashit, ish Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit që konsiderohet si edhe më e afërta nga bashkëpunëtorët e tij, por edhe emra të tjerë si Dritan Gina ish Kryeprokurori i Elbasanit dhe të tjerë.

E pesta, fokus i veçantë po i kushtohet punës së hartimit të një liste pronash të padeklaruara dhe gjuetisë së numrave të llogarive në disa banka brenda, por sidomos jashtë Shqipërisë si në Kroaci, Zvicër, Gjermani, etj, në emër të Llallës dhe familjarëve. Po verifikohet edhe një rreth personash të botës së biznesit dhe krimit (brenda dhe jashtë Shqipërisë, me theks të posaçëm në Gjermani) të identifikuar si skeserët, pagatorët dhe sponsorizuesit e tij gjatë 5 viteve si Kryeprokuror.

Përgatit: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Heynckes thërret një shqiptar kundër Leipzig-ut
Previous article Donald Trump kërkon 20 mln dollarë dëmshpërblim nga pornostarja: Theve paktin për të heshtur…

Redaktor1

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT