• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Drejtonte trafikun e kokainës/ Përgjimet që fundosën ish zv.drejtorin e Hekurudhave
Home
Breaking News

Drejtonte trafikun e kokainës/ Përgjimet që fundosën ish zv.drejtorin e Hekurudhave

7 November, 2017 Klea.XH Breaking News, Kronikë

Ish zv.drejtori i Hekurudhave, Artur Mahmutaj i arrestuar në Itali, si një prej drejtuesve të një grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut ka qene ne pergjim nga policia italiane.

Mediat fqinje shkruajne se ai dhe pjesetaret e tjere te bandes jane pergjuar si prove per aktivitetin e tyre kriminal.

Jo para të thata në dorë, ashtu si kishte ndodhur zakonisht. Por ‘bukë’ kokainë më shumë se një kg për secilin. Vlera e kokainës së kapur i kalon 3 milionë eurot, shumë që do të ndahet në pesë pjesë.

Roca përgjohet duke folur me Artur Mahmutajn, shqiptarin 37-vjecar, i njohur në Shqipëri si zëvendës drjetori i Hekurudhave, para se të përfundonte në telashe dhe t’i hyntë rrugës së drogës.

Ata nuk e dinë se ndërkohë që flasin po regjistrohet gjithçka. “Na takojnë 14”- thotë Rocca.

“Për t’u ndarë”- i kujton Mahmuataj.

Më pas, shton “edhe një më tepër”.

Operacioni antidroge u krye nga forcat e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza në Xhenova, duke u finalizuar me sekuestrimin e më shumë se 77 kg kokainë të pastër.

Droga u gjet në kontenierin e një anije mallrash, që ishte ankoruar në port. Operacioni i koduar “Rebuffo” është finalizimi i hetimeve komplekse të kryera prej disa muajsh nga Policia italiane.

Nga përgjimi i bisedave, është arritur identifikimi dhe arrestimi i 5 personave, dy shtetasve shqiptarë, që dyshohet se janë organizatorët e trafikut dhe 5 italianëve.

Arrestimi i 37-vjeçarit Artur Mahmutaj, u bë publik nga të gjitha mediat italiane paraditen e djeshme.

Ai, bashkë me një tjetër shqiptar, 38-vjeçarin Besnik Dauti dhe tre italianë, u arrestuan për trafikimin e një sasie prej 77 kg kokainë të pastër.

Ndërsa, sipas Guardia Di Finanza që realizoi operacionin, dy shtetasit shqiptarë ishin organizatorët e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Përveç dy shqiptarëve, është arrestuar edhe shtetasi italian Carmelo Rao, i cili ishte edhe personi i ngarkuar me transportimin e drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ministri britanik Dunkan: Krimi shqiptar i organizuar, rrezikon të infektojë edhe Britaninë
Previous article DEGJENERON Komisioni i Sigurisë, Ndreu për Salianjin: Ti do rrahur...

Klea.XH

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT