• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjykata e Durrësit rrëzon ankimin e prokurorit Dritan Gina/ Marku ka vepruar konform ligjit
Home
Aktualitet
Drejtësi

Gjykata e Durrësit rrëzon ankimin e prokurorit Dritan Gina/ Marku ka vepruar konform ligjit

16 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Gjykata e Durrësit rrëzon ankimin e prokurorit Dritan Gina.

Padia ndaj kryeprokurores Arta Marku ka rëzuar Prokurorin Dritan Gina. Ky i fundit akuzoi Markun për shpërdorim detyre. Gina nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Përgjigja që ai ka marrë është se: Marku ka vepruar konform ligjit.

Shkarkimi i tij nga detyra u bë nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, menjëherë sapo mori drejtimin e dikasterit të akuzës. Fill pas kësaj ai iu drejtua gjykatës, duke e akuzuar Markun për “shperdorim detyre”

Ceshtja me subjekt “kundershtim vendimi per mosfillim procedimi” u ndoq nga gjyqtarja Joana  Qeleshi.

Dritan Gina, i pranishëm në seance paraqiti ankimin e tij për këtë cështje. Gina tha se prokuroria e Durresit nuk ishte kompetente për të kryer këtë hetim lidhur me materialin kallëzues që ka paraqitur, pasi më herët ka punuar këtu, ndërsa më pas në Tiranë, nga ku u transferua në Elbasan si prokuror rrethi.

Por, si gjykatë më e afërt ceshtja u transferua në Durrës, cka beri që Gina të kerkojë prishjen e fillimit të hetimit nga prokuroria e  Durrësit dhe fillimin e hetimit nga një prokurori tjeter.

“Kallëzimi kundrejt Markut për “shperdorim detyre” ka ardhur për shkak të cenimit të integritetit të tij personal  por edhe profesional”- tha ai.

Ndërkaq prokurorja e cështjes rrëzoi pretendimet e Ginës, duke pohuar se prokuroria e Durrësit i ka te gjithe kompetencat e duhura ligjore për ta ndjekur dhe shpallur vendimin per mosfillim procedimi, pasi nuk ka elementë penal qe verifikojne akuzën e shperdorimit të detyres.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve trupi gjykues vendosi të rrëzojë pretendimin e akuzuesit Gina për konflikt interesi me këtë prokurori, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, atë të mos fillimit të cështjes kundrejt kryeprokureres Arta Marku. Kjo ceshtje sipas trupit gjykues duhet të ndiqet nga gjykata administrative dhe jo nga  e shkallës së pare.

Dritan Gina më heret e ankimoi shkarkimin e tij nga detyra në gjykatën e Tiranës.  Kjo gjykatë  shpalli vendimin për mosfillim të çështjes penale per kryeprokuroren Arta Marku, duke ia referuar dosjen Gina  prokurorisë së Rrethit Durrës për ndjekje të mëtejshme.

Cfare tha Gina ne seance 

Dritan Gina: “Se pari: Prokuroria nuk kishte kopetence per kryerjen e hetimit, pra te hetoj materialin qe une kam paraqitur ne lidhje me prokuroren e pergjitheshme te perkoheshme Arta Marku. Por nje prokutori tjeter pasi ka qene pjese vete e kesaj prokurorie. Dhe se dyti: prokurori (anita jella) qe po merret me hetimin ka lidhje shoqerore me prokutoren e pergjitheshme Arta Marku. Ato kane mbaruar shkollen bashke, madje kane qene shoqe te se njejtes klase. Largiminim eshte bere ne menyre arbitrare, pasi une nuk isha larguar apo kisha kerkuar doreheqe dhe prokutoria e elbasanit mbeti pa drejtues”.

Reagimi i Prokurores 
Prokurorja, Anita Jella: “Mungojne elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres nga Arta Marku. Gina ka ushtruar fuksionin e drejtuesit te prokurorise se elbasanit dhe eshte kerkuar te rikthehet si prokutor i perhershem ne prokurorine e Tiranes. Sa i perkete faktit se kam qene ne nje grup ne shkollen e magjistratures me Arta Markun nuk perben shkak per tu terhequr nga kjo ceshtje. Ne si organi i akuzes kerkojme rrezimin e ankimin te bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Shembet manastiri antik në Napoli, pesë punëtorë të plagosur
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Emilio Butragueño: Real Madridi e tregoi ndaj PSG-së se ç’mund të bëjë

Redaktor2

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT