• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pretendoi se policia donte ta vriste, kush është i riu i arrestuar sot (video)
Home
Aktualitet
Kronikë

Pretendoi se policia donte ta vriste, kush është i riu i arrestuar sot (video)

16 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, policia e Lezhës ka ndaluar një shtetas i cili akuzohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Forcave Operacionale të DPP Shtetit dhe DVP Tiranë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-Klodian Çypi, 31 vjeç, banues në Derven Krujë.

Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.150 datë 01.06.2017 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” i dyshuar për “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tre krehra me 22 fishekë, një fishek PMP Luger dhe një gëzhojë GFL.

Gjithashtu referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë materialet në ngarkim të shtetases K.Sh., 32 vjeçe, banuese në Yzberisht Tiranë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 të Kodit penal.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 278 dhe 284/2 të Kodit penal.

Por Klodian Çypi nuk është emër i panjohur për policinë. Para dy vitesh ai pretendonte se policia ka tentuar ta vrasë tek mbikalimi i Patokut, pasi donin t’i faturonin grabitjen në Rinas.

Para dy vitesh, gazetari Artan Hoxha publikoi provat që i ka vënë në dispozicion shtetasi Klodian Çypi, i cili pretendonte se policia ka tentuar ta ekzekutojë pa paralajmërim në 1 korrik 2016, për t’i faturuar grabitjen e parave në Rinas.

Klodiani pretendonte në atë kohë se kanë tentuar ta ekzekutojnë duke qelluar në drejtim të makinës së tij për ta veshur me një krim që se ka bërë, dhe të pushohej çështja. Ai pretendon se nëse do të eliminohej, tre grabitjet e bankave do ti faturoheshin atij. Policia pretendon se do të ekzekutonte një urdhër ndalimi, por personi në fjalë nuk ka ndaluar dhe ata kanë tentuar ta eliminojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandali me pronat në Lezhë që arrestoi kryebashkiakun, zbardhen emrat e pronarëve të rremë
Previous article Reagimet pas shortit të “Champions League” dhe detaje interesante të përballjeve

Redaktor2

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT