• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, çfarë paralajmëroi ministri Fatmir Xhafaj
Home
Aktualitet
Kronikë

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, çfarë paralajmëroi ministri Fatmir Xhafaj

16 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ siç duket e paralajmëroi pak kohë më parë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ky i fundit deklaroi më 15 shkurt se do të kishte arrestime lidhur me akuzat për abuzime dhe tjetërsime të pronave. Ndërkohë më 17 shkurt nga qyteti i Lezhës, Xhafaj tha se shumë shpejt përgjegjësit do të dilnin para drejtësisë.

“Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht. Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë eficiente, do të jenë të suksesshme. Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale”, tha në atë kohë Xhafaj.

Ndërkohë, bashkë me Frrokajn, përfaqësues i PD-së, u shoqërua edhe nënkryetari i bashkisë, Enver Hafizi. Korrespondenti Pjetër Gjini tha për ‘BalkanWeb’ se agjentë të Krimit Ekonomik janë paraqitur në Bashkinë e Lezhës, pasi ka dyshime se dy zyrtarët të kenë tjetërsuar prona tek “Rana e Hedhun”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama jep lajmin e mirë për çiftet e reja: Ja mundësia e re për t’u bërë me shtëpi
Previous article LAJM I FUNDIT/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, 23 urdhër arreste, 5 janë ekzekutuar

Redaktor2

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT