Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe drejtori i antimafias në rajonin e Puglias në Itali, kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e tre ditëve më parë që çoi në arrestimin e 43 personave, mes të cilëve 19 shqiptarë, ndërsa dy të tjera janë shpallur në kërkim.
Ky takim po zhvillohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Besohet se fokusi në bisedime do të jetë situate aktuale në Shqipëri dhe mbështetja mes dy vendeve për t’i dhënë fund krimit të organizuar dhe bandave.
Besim Hajarmataj u shpreh se: Duhet t’i japim fund bandave dhe grupeve të narkotikëve.
Deklarata e Hajdarmataj
Nga operacioni janë arrestuar 21 shtetas shqiptarë, 19 të arrestuar dhe dy në kërkim të cilët janë pjesë e grupevbe të strukturuara kriminale, të trafikut të narkotikëve Shqipëri-Itali, të lëndëve narkotike kanabis ku 2016-2017 janë sekuestruar 2.5 ton, 1 kg kokainë dhe 1 kg heroinë. Arrestimi si rezultat i hetimeve të përbashkëta të prokurorisë së krimebve të rënda tiranë dhe prokurorisë së barit në Itali.
Në 2017 mes dy prokurorive është nënshtrkaur një marrëvshjeve për hetimet e përbashkëta hetimore.
Tre nga shqiptarët e arrestuar ndodheshin në vendin tonë dhe ishin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë. U arrestuan në datën 14.03.2018. Ky operacion shënon finalizimin e një bashkëpunimi mjaft të suksesshëm, duke bashkuar edhe njëherë vullnetin tonë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Eshtë hera e parë që në nëj operacion të tillë marrin pjesë edhe oficerë të DIA-s të cilët treguan frymën e tyre të bashkëpunimit në terren me Policinë e Shtetit.
Ndërkohë është dhënë masë arrest me burg për Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi. Hetimet janë ende në vijim. Në kërkim jane shpallur edhe dy shqiptare Marlin Aliaj dhe Andi Peshku. /AlpeNews.al
vijon


