• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbardhet I PLOTE filmimi që zbuloi krimin: Rrëfimi shokues te hoxha i nuses që helmoi dhe mbyti me duar vjehrrën
Home
Breaking News

Zbardhet I PLOTE filmimi që zbuloi krimin: Rrëfimi shokues te hoxha i nuses që helmoi dhe mbyti me duar vjehrrën

16 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pak ditë pas zbulimit të helmimit dhe vrasjes së vjehrrës nga nusja 21-vjeçare, dalin në dritë detaje nga rrëfimi i Marjana Cmetës pak ditë pas krimit tek hoxha i xhamisë, Hysen Shehu.

Ky i fundit e ka filmuar të gjithë rrëfimin e nuses, e cila pohon se si e ftoi Liri Lamin në shtëpi, si i dha lëngun që kishte përgatitur hoxha dhe momentet e dhënies shpirt të 48-vjeçares.

Marjana tregon se vjehrra nuk jepte shpirt dhe ajo është përpjekur ta mbysë me shall e më pas me sende të tjera, derisa ia ka arritur qëllimit.

Marjana– Edhe vje atë ditë e i them që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat…

Hoxha– Po…

Marjana– Edhe kjo më thotë mu po thotë… a kupto ma jep, po i thashë që ka një erë të keqe i thashë, unë nuk besoj ta durosh, nuk ka problem edhe unë ja mbush kshu… i bravo….

Hoxha- Ëhëëë..

Marjana- Po në momentin që e pinte po nuk e di, po më po smë…më vriste aq shumë ktu, saqë të paktën unë e thojsha…

Hoxha– Të iki magjistarja, të eliminohet ktu…

Marjana– Edhe pastaj nuk e di kur … kur filloj tu u bo keq e më keq prap..nejse… Edhe po pastaj nuk fillova t’u u ndje keq se filloi ëëëë  …duke bo ca shikime ke parasysh, kshu, edhe foli me vete, ishte e pavetdishme a nuk e di unë, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti, mos ashtu e ja boni “çfarë të bëj unë, ku të shkoi unë”, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u duktë që ishte tu fol me dikë, ja bonte “çfarë të bëj unë, ku të shkoj unë” …mu aty ….mu fut frika, mos thashë jan …mos dun me e shpëtu ato…

Hoxha- Edhe e godite…

Marjana– Jo, nuk e godita, nuk isha te momenti që ajo…domethënë a kupto…edhe shkoj ke….po kalonte ora e thosha si do ja bëj kësaj….edhe por ku shkosha ajo prap ato shikime domethënë, ato shikime mu më kanë shkatarru…

Hoxha– S’kishte as të vjella as kshu…

Marjana- Po, kishte të vjella..

Hoxha- Ëhë..

Marjana- Edhe pastaj shkoj te dhoma gjumit e imja, pashë atë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tashi direkt, nuk kishe me prit më me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…

Hoxha- Ëhëë..

Marjana– Në momentin që e shoh te krevati ajo tremet e kupto, a kupto, e filloj duke bërtit hape dritaren e kupto, derisa shkojm te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…

Hoxha- Aha…

Marjana- Jena përplas derisa nuk e di unë, nuk…nuk po më……e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras të mbaroj kjo gjë… a kupto që … që ta dish që po bën diçka ashtu po në ato momente nuk e dija ngaqë kom qen në tension a kupto, që sepse ajo bërtiste hape dritaren e ktë… edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi, do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë…kjo a kupto…atë nuk po e vrisja dot domethënë…

Hoxha- More shallin..

Marjana- Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbajt me dorë kupto, i vuna durët…

Hoxha- Po…

Marjana- Aty nuk e di unë, nuk e kuptova ashtu, vetëm e pashë që …i iku ftyra, domethënë e kshu ashtu, po kur e lëshojsha durët prapë …thosha o Zot…ishte duke më ik truni…

Hoxha- Po, po nejse hë…

Marjana– Edhe e marr pastaj domethënë, e çoj tek dhoma gjumit, e marr…

Hoxha– Ëhë, pastaj, dha shpirt?

Marjana– Nuk e di, nuk isha e sigurtë, a kupto, sepse unë kur e lëvizja, e ajo prapë merrte frymë domethënë, a kupto…

Hoxha- Po…

Marjana-Edhe shkoj pastaj xhaxhi e i them që mami është s’mur, shkoj me vrap a kupto. Thon ka maru e kështu, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni, bobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret gjithçka e vërteta vesh?

Hoxha- Ëhë…

Marjana- U po e kam ashtu, po e kam…. ngaqë kam bo sherr e kam hongër me dhëmbë… Te spitali thanë kto domethënë që e vejnë dyshim që ka shenja dhune, normalisht që kanë kto, edhe aty domethënë ajo më ashtu eee, nga momenti në moment prisja që…fundin tim, a kupto ?

Botuar nga Dita

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Albani di sesi të jetë në top-formë, ja si e nis ditën [FOTO]
Previous article VETTINGU/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikon listën për rivlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve (36 EMRAT)

Redaktor2

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT