• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Një banesë është përfshirë nga flakët/ Gruaja dhe fëmijët shpëtojnë, kryefamiljari pëson djegie të rëndë
Home
Aktualitet

Një banesë është përfshirë nga flakët/ Gruaja dhe fëmijët shpëtojnë, kryefamiljari pëson djegie të rëndë

16 March, 2018 k.autor Aktualitet

Një shqiptar nga Kosova, 41 vjeç ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në ndërtesën ku ai banon, në Hunzenschwil të Kantonit Aargau. Një helikopter i njësive për shpëtim e ka transportuar atë në spital.

Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Aargaut, rreth orës 7:30 zjarri kishte përfshirë një banesë në katin më të lartë të një ndërtese të vjetër banimi, shkruan sda.ch.

Një banor e kishte parë tymin e dendur dhe i kishte njoftuar zjarrfikësit. Ndërkohë që ekipet ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit nga jashtë, trupat e specializuara për mbrojtje të frymëmarrjes e kanë lokalizuar qendrën e zjarrit në një banesë në katin e dytë, ku dhe i kanë shuar shpejt flakët.

Në atë banesë banonte një familje me katër anëtarë nga Kosova. Ndërkohë që gruaja dhe fëmijët, ashtu sikurse edhe të gjithë banorët e ndërtesës, kishin ikur me kohë, kryefamiljari fillimisht konsiderohej i humbur.

Pak më vonë, trupat e mbrojtjes së frymëmarrjes e kanë gjetur atë pa ndjenja, në banesën e mbuluar nga tymi i dendur dhe bloza. Kosovari kishte pësuar djegie të shkallës së lartë. Një helikopter i shpëtimit e ka transportuar atë në spital.

Përveç tij, një banor tjetër është dërguar në spital me një autoambulancë me dyshimin se ka pësuar asfiksim nga tymi. Banesat e kësaj ndërtese janë dëmtuar shumë ndërsa ato në katin e prekur më shumë, janë të pabanueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet lista e plotë: Ja personazhet VIP që do të konkurrojnë në Dancing With The Stars
Previous article Bayerni hedh sytë nga... Pochettino. Ndonjë kontratë e re?!

k.autor

Postime të ngjashme

U DHUNUA ME LEVË NË LOKALIN E TIJ/ Zbardhen detaje nga sulmi ndaj ish-kreut të Zjarrfikëses Mallakastër! Autorët, të maskuar Aktualitet

U DHUNUA ME LEVË NË LOKALIN E TIJ/ Zbardhen detaje nga sulmi ndaj ish-kreut të Zjarrfikëses Mallakastër! Autorët, të maskuar

"KUR ZGJOHET RINIA, BIE QEVERIA"/ Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

"KUR ZGJOHET RINIA, BIE QEVERIA"/ Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

"KUJDES, JANË VIRUSE"/ Mashtrim në Facebook, video me IA me figurën e mjekut Flamur Topi, AMA paralajmëron: Synojnë t’u marrin të dhënat bankare Aktualitet

"KUJDES, JANË VIRUSE"/ Mashtrim në Facebook, video me IA me figurën e mjekut Flamur Topi, AMA paralajmëron: Synojnë t’u marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT