• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARTA MARKU/ Post INTERVISTA. Hetimet ndaj ish Kryeprokurorit dhe akuzat që po ngrihen kundër ADRIATIK LLALLES
Home
Breaking News

ARTA MARKU/ Post INTERVISTA. Hetimet ndaj ish Kryeprokurorit dhe akuzat që po ngrihen kundër ADRIATIK LLALLES

16 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Megjithë vetpërmbajtjen e jashtëzakonshme, Arta Marku pothuajse u lexua hapur se ndjente neveri për paraardhësin e saj në detyrë. Një neveri aspak personale, por për mënyrën se si Adriatik Llalla e ka drejtuar zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, në aspektin profesional dhe rendimentit të punës konkrete kundër krimit dhe korrupsionit. Mbi të gjitha për mënyrën sesi i mbarë opinioni publik shqiptar dhe mediat e shohin tashmë figurën e tij:

Figura simbol e një zyrtari të paaftë, të korruptuar që më shumë se për gjithçka tjetër, luftoi për pasurimin në mënyrë të paligjshme të familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë, duke u vendosur siç ka thënë një ish ministër shqiptar i Drejtësisë, në shërbim të krimit të organizuar. Ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar si të zhytur në raste sinjifikative të korrupsionit galopant.

E pyetur nëse kishte një opinion të sajin për Adriatik Llallë, Arta Marku tha se “kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë”.

Publiku nëpërmjet medias është njohur me jetën ekstravagante përtej çdo parafytyrimi të familjes Llalla, mes pushimesh përrallore me jahte miliona euroshe, me makina super luksoze e tejet të shtrenjta, me helikoptera, skafe e motorra uji, me blerje të çmendura të markave më të shtrenjta të veshjeve dhe në ambjente ekskluzive për miliarderët, mbretërit dhe sheikët. E ta mendosh, të gjitha këto me një rrogë zyrtari të shtetit shqiptar e të bashkëshortes që nuk i kalojnë 1500 eurot në muaj.

Më pas erdhën publikimet e skandaleve të pasurimit të çmendur të familjes Llalla, me toka, vreshta, ullishta, prona të patundshme, shtëpi në plazh e deri tek blerja e një fshati të tërë në periferi të Tiranës, me sipërfaqe të llogaritura me hektarë, sipas një skeme tipike për pastrimin e parave të pista: Bli lirë e me çmime qesharake dhe më pas rishit ose rivlerëso me çmime dhjetra herë më të larta, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pavarësisht se Adriatik Llalla u tërhoq nga sistemi i drejtësisë për ti shpëtuar vettingut, siç tha ambasadori Amerikan Donald Lu, ai nuk mund ti shpëtojë dot ndjekjes penale për të gjitha këto që ka bërë.

Megjithëse nuk e tha troç por vetëm e la të nënkuptohet, burime të “Alpenews.al” bëjnë me dije se ndaj Adriatik Llallës janë duke u formuluar akuzat dhe brenda muajit mars pritet që të regjistrohet çështja dhe të nisi ndjekja penale për një seri akuzash të rënda. Ai pritet të jetë një nga peshqit më të mëdhenj me të cilin nis sezoni i ri i gjuetisë së drejtësisë së rë në Shqipëri.

PJESE NGA INTERVISTA E ARTA MARKUT PER ADRIATIK LLALLEN dhënë mbrëmë për Sokol Ballën në “Vizion+”:

A keni opinion për paraardhësit tuaj në këtë zyrë?

S’është në natyrën time, në etikën time që të jap një opinion për ta.

A keni opinion per ish kryeprokurorin Adriatik Llalla?

Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë.

Ndaj zotit Llalla kemi nje situate te paprecedente, iu revokua viza deri te vendimi i DASH, me motivacion qe na shokoi te gjitheve per perfshirjen e tij ne afera te renda korruptive, ju si u ndiete?

Jam ndierë shumë keq, siç është ndierë, apo siç duhej të ndihej çdo zyrtar, aq më tepër për paraardhësin tim.

Nëse do hapte prokuroria një hetim, apo heton prokuroria ish drejtuesin e saj?

Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar gjithmonë i gatshëm për të hetuar çdo zyrtar, edhe për rastin konkret.

Çfarë po bëni ju, ka një veprim konkret?

Le të themi që Prokuroria ka marrë përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, për më tepër nuk mund të flas për këtë çështje.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ “Gërdeci” është mbyllur, fajtorë janë… viktimat
Previous article Inteligjenca artificiale bëhet e frikëshme, po avancon me hapa galopantë

Redaktor1

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT