• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti Trump pritet të zëvendësojë Këshilltarin e Sigurimit Kombëtar McMaster, sipas shtypit amerikan
Home
Nderkombetare

Presidenti Trump pritet të zëvendësojë Këshilltarin e Sigurimit Kombëtar McMaster, sipas shtypit amerikan

16 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Presdenti Trump duket se ka vendosur të zëvendësojë Këshilltarin e tij të Sigurimit Kombëtar McMaster, sipas shtypit amerikan. Njoftimin e dha fillimisht gazeta “Washington Post” dhe më pas u konfirmua edhe nga rrjeti CNN.

Sipas gazetës “Washington Post”, presidenti e ka marrë tashmë vendimin dhe ka filluar të kërkojë për kandidatë të mundshëm për zëvendësimin e tij. Sipas gazetës, presidenti është i bindur për ta larguar gjeneralin McMaster, me të cilin ai nuk ka patur marrëdhënie të mira, por nuk do të nxitojë në shpalljen e vendimit për të mos e vënë në pozitë ish gjeneralin me tre yje dhe për të gjetur një kandidat të fortë për zëvendësimin e tij.

Dy prej emrave të mundshëm, që gazeta Washington Post përmend për zëvendësimin e gjeneralit McMaster, janë John Bolton, ish ambasador në OKB dhe Keith Kellogg, shefi i tanishëm i personelit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar.

Pas shkarkimit të Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, ka patur zëra të shumtë se zyrtarë të tjerë të lartë të administratës së presidentit Trump do të zëvendësoheshin.

Të enjten, duke folur me gazetarët, presidenti Trump la të kuptohej se priten ndryshime të tjera: “Gjithmonë do të ketë ndryshime. Besoj se edhe ju doni të shihni ndryshime. Unë dua të shoh mendime të ndryshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si po e zëvendësojmë lëmoshën/ Rama nxjerr tjetër video. Zbuloni historinë e Artës nga Korça
Previous article (VIDEO) I latë të braktisura?/ Policia Rrugore dhe Bashkiake nis zhvendosjen e 215 makinave

Redaktor2

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT