• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDUE DEDAJ: Kakavija, “gozhdë” në tryezën e BE-së
Home
Blog

NDUE DEDAJ: Kakavija, “gozhdë” në tryezën e BE-së

7 November, 2017 Redaktor2 Blog

U ndodhëm dhe ne në Kakavijë, në radhën e gjatë të së shtunës, për më shumë se dy orë, në mesditë në pritje të kalimit për në shtetin grek. Media e ka thënë tashmë atë që ndodhi, radhë e gjatë makinash dhe njoftimi zyrtar se sistemi kompjuterik TIMS i Policisë greke nuk funksiononte për të këqyrur pasaportat tona, çka jo të gjithë e besojnë. Nuk do të ndaleshim mbase për të komentuar, pasi nuk është hera e parë që Kakavija, Kapshtica dhe pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë bllokohen, sa herë plas ndonjë “sherr” në Himarë apo tjetërkund, nëse nuk do të na e kishte përmendur BE-në një zonjë greke me uniformë aty në doganën e Kakavijës.

Ajo, në një çast, i thotë drejtuesit të një kompanie tregtare shqiptare, se makina e tij duhej të merrte aty një vulë, pasi ishte duke hyrë në një vend të Bashkimit Europian. Me korrektesë dhe mirësjellje, pas pesë minutash zonja e solli vetë fletën e vulosur dhe makina u nis për rrugë në drejtim të Janinës, ku njeriu i kompanisë do të merrte pjesë në një konferencë mbi zhvillimin bashkëkohor të bletarisë, që do të mbahej në hotelin e njohur “Grand Saraj” të qytetit.

Mund të jetë e tepër t’u kujtosh udhëtarëve shqiptarë për në shtetin grek se ata janë duke hyrë në një vend të BE-së, pasi kjo gjë dihet prej tyre, por fundja dhe ndonjë problem nuk do të kishte kjo gjë, nëse shteti fqinj vërtet do të sillej si një vend i BE-së. Por ta artikulosh këtë në një ditë kur shqiptarët nuk mund të kalojnë në anën tjetër të kufirit, gjithnjë me atë pretendimin e defektit në sistemin kompjuterik të pasaportave, kjo është pa sens dhe duket si tallje.

Nuk mund të ndodhë në asnjë vend tjetër të BE-së që të kalojnë lirisht qytetarët e vendit të vet dhe të ndalohen të tjerët, siç ngjau të shtunën në Kakavijë, e siç ngjet ende në Kapshticë etj. Dhjetëra autobusë të ndaluar me orë të tëra, qindra automjete të tjera të vogla që shullëhen në diell, pa u thënë askush diçka të besueshme rreth bllokimit të tyre, nuk është diçka serioze për dinjitetin e një shteti.

E megjithatë, njerëzit e ngujuar aty mes dy doganave, në tokën e askujt, siç shprehet një udhëtar, ndonëse të revoltuar së brendshmi, janë paqësorë, thjesht mendojnë se sistemi kompjuterik i rënë është një alibi, kurse lepuri sipas tyre fle tjetërkund. Si për ta bërë të besueshëm atë që thuhet nën zë nga të gjithë, dikush thërret: “Ej, kjo është një të fala nga Himara!” Dikush tjetër “guxon” e përmend emrin e politikanit Vangjel që drejton PBDNJ-në.

Ndërkohë kanë rënë telefonat e qeverisë shqiptare drejt Athinës, kanë udhëtuar dhe dy ministra shqiptarë (i Jashtëm dhe e Kulturës) drejt Kakavisë dhe atëherë ngrehina e doganës ka filluar të lëvizë, si një anije që e trazojnë herë pas here dallgët e nacionalizmit të kamufluar. Por ne, si qytetarë, atë që përjetuam aty nuk duam ta shohim vetëm si një problem grek. Është e mirëpritur ndihma e Brukselit në funksionimin demokratik të vendeve aspirante për në BE, por po aq e rëndësishme është që vetë vendet e kësaj bashkësie të respektojnë të drejtat e njeriut.

Na duket e vjetruar tashmë që “krisma” e fadromave që shembin ndërtesat në Himarë të dëgjohet në Kakavijë e Kapshticë. Ndërkohë që kujtesa ka arkivuar fshesat greke mbi emigrantët, sa herë politika shqiptaro-greke ngecte. Nuk mund të shihet si diçka e vogël, e papërfillshme për politikën e madhe, ndaj themi se radhët e udhëtarëve në pikat doganore në kufirin me Greqinë janë një kambanë që duhet të dëgjohet jo vetëm në Athinë, por dhe në Bruksel.

Europa nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe të dorës së dytë, pavarësisht nëse vendi i dikujt aderon e i dikujt jo në familjen europiane. Edhe sikur ata udhëtarë të ishin aty duke manifestuar për autoktoninë shqiptare të Himarës, si qytetarë të lirë të Europës nuk duhet të pengoheshin të kalonin në anën tjetër. Nuk është pika doganore, ku kryhen shërbime ndaj qytetarëve, arena ku politika apo nacionalizmi tregon dhëmbët. Përkundrazi, politika është për të zgjidhur ngërçet që mund të krijohen.

Mund të ndodhë vërtet që sistemi kompjuterik i doganave të mos punojë për shkak të ndonjë defekti, po kjo kurrë nuk mund të zgjasë me ditë e me net, vit pas viti, duke penguar qarkullimin e lirë të njerëzve, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vend të Bashkimit Europian.

Ndaj, duke pasur dyshimin se nuk ishte sistemi TIMS ai që nuk punonte, por diplomacia e shtetit fqinj, ishte në të drejtën e atij drejtuesit të kompanisë sonë tregtare që t’i kumtonte nëpunëses greke: Pikërisht se jeni një vend i BE-së, nuk duhet t’i lejoni qëndrime të tilla “hakmarrëse” me prapavijë politike. Natyrisht, në pamundësi që këtë t’ia thoshte drejtpërdrejt ministrit të Jashtëm grek, zotit Kotzias.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eleganca dhe stili i Lori Hoxhës nuk njeh limit
Previous article Akademia e Shkencave/ Nikolla: Nuk është në varësinë tonë, ja fondi për 2018-ën

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT