• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA GËRDECIT/ Humbi vëllanë 10 vjeç, rrëfehet 22 vjeçarja: Dhemb në shpirt! Drejtësia nuk është… (EKSKLUZIVE)
Home
Ekskluzive

TRAGJEDIA GËRDECIT/ Humbi vëllanë 10 vjeç, rrëfehet 22 vjeçarja: Dhemb në shpirt! Drejtësia nuk është… (EKSKLUZIVE)

15 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Sot mbushen 10 vite, që prej ditës kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit, shkaktuar prej biznesit të ngritur dhe organizuar në qendrën e demontimit të municioneve ushtarake në këtë fshat, pranë Bashkisë Vorë. Tashmë, dihet se çfarë shkaktoi kjo tragjedi e rëndë në Gërdec dhe në zonat rrotull tij, me pasojë 26 të vrarë burra, gra e fëmijë, të cilët ishin viktimë punës jashtë çdo kushti teknik e ligjor në demontim municionesh, të cilët eksportoheshin si skrap dhe municione luftarake, me marka të falsifikuara në Afganistan, Irak, Libi, Tunizi, Egjipt etj. Nëse nuk do të kishte ndodhur shpërthimi i municioneve, ky biznes i rrezikshëm do të vazhdonte ashtu siç kishte vazhduar që prej vitit 2005 e deri në ditën që Gërdeci shpërtheu dhe vrau 26 punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës dhe që shkatërroi 3000 banesa e biznese.

Në një interviste ekskluzive për AlpeNews.al, Iva Durdaj, vajza 22 vjeçe rrëfen se si ka ndryshuar jeta që pas humbjes së vëllait 10 vjeç në këtë tragjedi.

Si është jeta juaj pas tragjedisë ku ju humbët një nga të dashurit tuaj , vëllain e vogël të familjes? Si ndryshuan këto 10 vite pa Erisonin?
Sigurisht qe jeta jone nuk eshte me e njejta, shume gjera kane ndryshuar, ne jemi rritur, kemi ndryshuar por perpos te gjitha ketyre ekziston nje dhimbje shume e madhe qe cdo njeri prej nesh e mban ne shpirt. Eshte nje dhimbje qe e ndjen cdo dite te jetes. Thone qe koha sheron, por ne kete rast nuk ka sheruar asgje, plaga lengon ende.

Mendoni se duke dërguar një letër tek Kryeprokurorja e re, e përkohsme e përgjithshme do të marrë zgjidhje kjo çështje, ndryshe nga njerëzit e sistemit paraardhës së drejtësisë?
Ajo qe na mban gjalle eshte shpresa, shpresa se gjithcka do shkoj ne vendin e vet, shpresa se fajtoret do marrin deminin qe meritojne. Shpresojme qe kryeprokuroria e re e perkohshme te beje kerkese per rihapjen e ceshtjes penale.

Pse është zgjatur kaq shumë çështja, pse akoma pas 10 vitesh drejtësia nuk është vendosur? Çfarë përgjigje keni marrë nga organet e drejtësisë ku jeni drejtuar?
Fajtore per Gerdecin jane bere shume, ata qe e bene, ata qe e hetuan dhe ata qe e gjykuan. Gjithcka eshte mese e qarte, cdo prove ndodhet ne prokurori dhe ngelet detyre e prokurorise te rihapi ceshtjen. U bene 10 vite nga Gerdeci dhe drejtesia ende nuk eshte vene, fajtoret dalin e bejne moral per nje shoqeri. Ceshtja u zvarrit dhe ne fund u pezullua per shkak te imunitetit te ish ministrit te mbrojtjes. Tani jemi ne fazen qe kemi fituar gjyqin civil kunder ministris se mbrojtjes, keshillit te ministrave, ndermarrjes shteterore MEICO, kompanis Alba-Demil.

Është aluduar se familjarëve të prekur nga TRAGJEDIA E GERDECIT iu janë dhënë shuma të mëdha parash për të mbyllyr gojën dhe për tiu larguar dyerve të drejtësisë. Si e komentoni ju këtë?
Nuk kam informacion per kete, por nqs do i ishin dhene shuma parash nuk besoj se do dilnin te kerkonin drejtesi.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sadio Mane: Jam i bindur se Liverpool mund të fitojë Champions League
Previous article Arsenal ofron 60 milionë euro për mesfushorin e Real Madrid…

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane Breaking News

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT