• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mungoi në Kuvend, Berisha niset drejt Azerbajxhanit bashkë me presidentin Meta
Home
Shqipëri

Mungoi në Kuvend, Berisha niset drejt Azerbajxhanit bashkë me presidentin Meta

15 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha mungon sot në seancën parlamentare ku po mbahet një mocion me debat mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës lidhur me përjashtimin e rreth 20 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike.

Berisha ka lajmëruar se këto ditë do të jetë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për të marrë pjesë në forumin e 6-të global të organizuar nga Qëndra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” me temë “Rrëzimi i pengesave për krijimin e shoqërive gjithpërfshirëse”.

Po ashtu dhe presidenti  Ilir Meta ndodhet në forum. Ai u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev.

Presidenti Meta vleresoi mbeshtetjen që homologu i tij Aliyev ka dhënë për projektin TAP dhe procesit të gazifikimit të Shqipërisë. “Të zgjerojmë bashkëpunimin dypalësh ekonomiko-tregtar dhe në fushën e turizmit”, është shprehur Meta.

Në takim marrin pjesë personalitete të rëndësishme, ndër to dhe Theresa May, kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

Reagimi i Sali Berishës:

Të dashur miq, këto dite do të jem në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për të marrë pjesë në forumin e 6-të global të organizuar nga Qëndra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” me temë ” Rrëzimi i pengesave për krijimin e shoqërive gjithpërfshirëse”, i cili do të zhvillojë punimet në datat 15-17 mars 2018. E ku kam nderin të mbaj një fjalë në sesionin me temë “Si ndikojnë Fuqitë e Reja në çështjet globale?”

Bota e sotme është një botë plot hendeqe, duke penguar krijimin e një shoqërie me të vërtetë gjithëpërfshirëse, të çliruar nga vështirësitë ekonomike, konfliktet e dhunshme, degradimi intelektual dhe moral. Në një botë që nuk është më njëpolare, por ku një numër fuqish botërore dhe rajonale po rriten fuqishëm, balancat po ndryshojnë duke ndikuar edhe në jetën e shoqërive të vendeve të tjera.

Në këtë takim, kryetarë shtetesh aktualë dhe të mëparshëm, kryeministra, ministra dhe akademikë si dhe ekspertë të mirënjohur do të vlerësojne gjendjen aktuale të botës dhe kërcënimet më të ngutshme të sigurisë dhe paqes ndërkombëtare dhe të sugjerojë hapa konkretë për udhëheqjen e sotme për të kapërcyer këto ndarje, në formën e një deklarate.

Në forum marrin pjesë një numër shumë i lartë presonalitetesh ndërkombëtare, përfshirë Binali Yildirim Kryeministër i Turqisë, Igor Dodon President i Moldavisë, Gjorge Ivanov President i Maqedonisë, Giorgi Kvirikashvili Kryeministër I Gjeorgjisë, Mevlut Chavushoghlu Minister i Jashtëm i Turqisë, etj. Forumi do të përshëndetet me mesazhe nga Theresa May Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar dhe Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i UN. sb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan kërkon Cavanin për Donnarumman
Previous article Ishin mësuar me Angelina Jolie/ Fansat kritikojnë aktoren e re me gjoks të vogël të "TOM RAIDER"

Redaktor2

Postime të ngjashme

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT