Debate pas rinisjes së seancës plenare për mocion me debat me Ramën thirrur nga opozita për skemën e ndihmës ekonomike.
Në foltore ka marrë fjalën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, duke numeruar akuza ndaj qeverise per heqjen nga skema e ndihmes te 30 mije familjeve.
Ndërkohë që në rendin e ditës, Kuvendi ka sot pikë të parë mocionin me debat me Kryeministrin për skemën e ndihmës ekonomike, kryeministri Rama nuk ndodhet në sallë.
Në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho kërkoi nga kryeparlamentari ndërprerjen e senacnës, pasi kryeministri nuk është i pranishëm.
Spaho: Si mund të fillojmë debatin, të parashtrojmë cështjet sa kohë që kryeministri nuk ndodhet në sallë, ju sugjeroj të ndërprisni seancën të njoftoni kryeministrin dhe pastaj të fillojmë
Ruçi: Kërkesa juaj është normale, Rama është duke mbërritur, pasi është në takim me kryeministren e jashtme të Kroacisë
Spaho: Nuk mund të vazhdojmë
Ruci: Po c’ke o, pa merak, do vijë, ju ia paraqisni Kuvendit kërkesën, por megjithatë pak pushim.