Në dokumentarin e ri të presidentit rus Vladimir Putin, të cilin e ka bërë gazetari Andrej Kondrasov, presidenti i Rusisë kujton incidentin e vitit 2000, ku helikopteri i tij u sulmua në Chechnya.
Në atë Putini ka qenë në krye të detyrës së presidentit të Rusisë, në Chechnya, në prag të Vitit të Ri ku ai uroi forcat e përbashkëta të trupave aleate ruse.
Njeriu i parë i Chechnya-s, Ramzan Kadyrov, ka thënë se ishte kohë e rrezikshme për Rusinë.
“Helikopteri nuk ka mundur të aterroj”, thuhet nën dokumentarin e publikuar në rrjetet sociale ruse, transmeton Gazetametro.net.
Në një deklaratë thuhet se helikopteri nuk ka mund të aterrojë për shkak motit të keq, por në fakt helikopteri kishte marrë zjarr, ka treguar Kondrasov.
“Mendova se ajo ishte fishekzjarr sepse ishte nata e Vitit të Ri, por piloti tha: Çfarë fishekzjarri? Jemi sulmuar”, ka thënë Putini.
Për këtë ngjarje ka folur edhe Igor Sechin, drejtori ekzekutiv i Rosneft, pastaj edhe nënkryetari i administratës presidenciale.
Sipas fjalëve të tij, helikopteri u detyrua të zbriste në vend tjetër dhe të siguronte transport rrugor, pavarësisht faktit se pothuajse të gjithë rrugët ishin të minuara.
“Gjatë kthimit një minë ka eksploduar, por për fa të mirë askush nuk u lëndua”, ka thënë ai.