Gjigandi sportiv Nike ka krijuar një rrjet të ndërlikuar të bizneseve të shpërndara në dhjetra vende që u lejon atyre të shmangin taksat. Një numër i kompanive ndihmëse janë krijuar nga Nike për të kanalizuar paratë, duke e ngarkuar njëri-tjetrin për të drejtat pronësore dhe shërbime të tjera, me qëllim që të minimizojnë kostot e tyre tatimore.
Kur një palë atleta Nike blihen në Britani të Madhe, paratë shkojnë në qendrën e saj në Holandë, dhe jo në Nike UK Ltd, dega kryesore e saj britanike.
Një burim zyrtar i NIKE i tha “Guardian”: ‘Nike përputhet me rregulloret tatimore dhe ne sigurojmë që dosjet tona tatimore janë plotësisht në përputhje me mënyrën se si e drejtojmë biznesin tonë, investimet që bëjmë dhe punët që krijojmë.
Përgatiti: AlpeNews.al




