Pas miratimit të ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni ka ardhur dhe reagimi nga deputetët shqiptar.
I pari që ka uruar është deputeti i PD, Tritan Shehu. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se kjo është një arritje historike për Maqedoninë.
“Urime BDI e Ali Ahmetit, per rolin e tyre thelbesor ne kete proces me rendesi madhore edhe per Rajonin”, shton ndër të tjera deputeti i PD.
Reagimi i plotë
Arritje historike ne Maqedoni.
Urimet me te mira shqiptareve aty, te gjithe qytetareve te atij shteti.
Urime BDI e Ali Ahmetit, per rolin e tyre thelbesor ne kete proces me rendesi madhore edhe per Rajonin.
Pa dyshim nje homazh i vecante sot i perket edhe Arber Xhaferrit.


