• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Thirrje ushtrisë dhe specialeve greke për “çlirimin” e Himarës
Home
Sociale

Thirrje ushtrisë dhe specialeve greke për “çlirimin” e Himarës

7 November, 2017 irahetemaj Aktualitet, Sociale

Vazhdon e tensionohet gjuha e atyre që e kundërshtojnë planin urbanistik të Himarës në kërkesën për të mbrojtur të drejtat e “minoritetit grek”, edhe pasi nga forca e madhe e këtij inati u prishën edhe kompjuterët e policisë greke në pikat kufitare me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për një ashpërsim të toneve të asaj pjese që përbën “vijën e zjarrit” të kësaj lufte që nuk kursen asgjë e që sulmon këto që i kundërshton në rrugën e tyre.

Janë disa portale dhe media të mbështetura nga sillogje të qarqeve ekstremiste që kanë 48 orë që po i fryjnë erës së dhunës dhe tensionit.

Pas kërkesës së deputetit grek të “Agimit të Artë” që të dërgohen avionët bombardues F16 mbi Shqipëri, këto qarqe që dukshëm kanë për qëllim të fitojnë më shumë pikë politikisht në Greqi, bëjnë thirrje që të dërgohen forcat speciale të ushtrisë greke për të “shpëtuar Himarën”.

Portali: greeknation.blogspot.al, ka publikuar një shkrim ku i bën thirrje qeverisë greke të shpëtojë Himarën.

“Kur qeveria e Shqipërisë ka në krye një kryeministër si Edi Rama që synon të bëjë gjenocid mbi grekët, duhet që forcat speciale të shpëtojnë bashkëatdhetarët tanë, duke çliruar Himarën”, thekson portal i cili është shpërndarë nga faqja zyrtare e atyre që synojnë se po mbrojnë pronat e Bregut.

Por po të shohësh në këtë faqë që përkrah aksionin e PBDNJ-së dhe të Omonias, shahen papushim gazetarë që e konsiderojnë Himarën –shqiptare: si Aleksandër Çipa apo Ben Andoni, të cilët vijnë edhe nga krahina e Bregut.

Gjuha në këtë faqe është shumë e rëndë dhe bëhet thirrje që himariotët të marrin edhe pushkët që të luftojnë ndaj “pushtuesve”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në një udhëtim rreth botës, ja cila është rruga më e bukur  (FOTO)
Previous article I ofron 15 euro karabinierëve "për të mbyllur një sy", bie në pranga shqiptari

irahetemaj

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT