• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mitchell: Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet
Home
Rajon

Mitchell: Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet

14 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështetin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe zbatimin e marrëveshjeve, ka thënë ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.

Ai i ka bërë këto komente ne Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Është koha që të punohet së bashku në zgjidhen e problemit”, ka thënë Michell.

Sipas tij, Kosova ka të drejtë të formojë forca profesionale, të cilat do të merreshin me sigurinë dhe nuk do të paraqisnin kurrfarë kërcënimi për Serbinë apo serbët.

Mitchell ka thënë se SHBA e mbështet këtë të drejtë të Kosovës, por ka theksuar se për këtë janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese.

Mitchell po ashtu ka thënë se SHBA e sheh Serbinë si bazë të të gjithë Ballkanit.

“Duam të kthehemi në rrugën e vjetër të afërsisë dhe bashkëpunimit në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Ne besojmë se vizioni i Serbisë së lirë dhe të begattë është në harmoni me paqen fqinjësore”, ka thënë Mitchell.

“Shoh mundësi të mëdha për zgjidhjen e problemeve që po zvarriten në rajon për vite me radhë. Kjo është punë për të gjithë ne dhe një rast për liderët në rajon”, ka shtuar ai./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flamurtari për të ‘shkelmuar’ krizën, Teuta pret kryesuesit
Previous article Luiza Gega: Shteti më harroi! Uniformën e bleva vetë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT