• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I HELMOI GRUAN/ Roli i vjehrrit që mbron nusen e djalit. Marrëdhënia e dyshimtë që çoi në burg 4 persona
Home
Breaking News

I HELMOI GRUAN/ Roli i vjehrrit që mbron nusen e djalit. Marrëdhënia e dyshimtë që çoi në burg 4 persona

14 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tashmë mund të pushojë i qetë shpirti i shtetases Lirije Lami, 47 vjeçe e cila u helmua për vdekje nga nusja 21 vjeçe. Dje, një vit pas krimit, është bërë i mundur arrestimi i 21 vjeçares Marjana Cmeta, e cila akuzohet se helmoi vjehrrën duke i hedhur fotoksinë në ushqim.

Mendohet se shkak për këtë veprim kanë qenë mosmarrëveshjet e shumta që kanë pasur vjehrrë dhe nuse.

Pas ngjarjes, e reja ka dashur të pastrojë shpirtin duke u falur në Allah dhe duke e rrëfyer këtë krim tek Hoxha i zonës. Ky i fundit edhe pse e regjistroi me video këtë ngjarje nuk pati guxim ta denonconte, duke u akuzuar si bashkëpunëtor për moskallëzim të krimit, raporton AlpeNews.al.

Por kjo histori nuk ka vetëm një fajtor krimi. Por, plotë katër të tillë, tre prej të cilëve kanë qenë në dijeni të krimit dhe nuk kanë denoncuar asgjë në polici.

Këtë rrëfim shokues, hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshortin e viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu edhe Arben Saliu, kushëriri i Agimit. Edhe këta dy të fundit akuzohen për moskallëzim krimi.

Cilët janë personat që kishin dijeni për ngjarjen dhe e fshehën atë:

  1. Marjana Cmeta, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
  2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
  3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
  4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal. 

Ajo që bie më shumë në sy është edhe roli i vjehhrit në këtë rast. Një bashkëpunëtor i radhës i fshehjes së krimit të nuses duke mos kallëzuar krimin edhe pse ishte në dijeni të tij.

Marrëdhënia nuse-vjehrrë është ajo që tashmë ngrenë pikëpyetjet e radhës deri në zbulimin e shkakut pse ai fshehu vrasjen e bashkëshortes dhe mbajti krahun e nuses së djalit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dështimi i Mourinhos: 350 milionë euro të shpenzuar për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve
Previous article DRITAN XHEMALAJ/ Misteri i vdekjes së Shpëtim Ginës në 1974-ën, autorit të “Armiqtë” (dhe disa foto të rralla)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT