• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Adriatik Llalla e Rovena Gashi/ Skandalet e fshehjes së pasurisë, që rrëzuan mitin e rremë të çiftit të lumtur të Prokurorisë
Home
Breaking News

Adriatik Llalla e Rovena Gashi/ Skandalet e fshehjes së pasurisë, që rrëzuan mitin e rremë të çiftit të lumtur të Prokurorisë

14 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sot mbushet një muaj nga bërja publike e vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, për ndalimin e hyrjes në SHBA të familjes së ish Kryeprokurorit Llalla, me motiviacionin se ka qenë i përfshirë në raste të mëdha korrupsioni në detyrë.

Nga ai moment e deri më sot, Alpenews.al ka nisur serioalin e botimit të provave dhe fakteve që e vërtetojnë akuzën e SHBA. Duke bërë të mundur që për herë të parë publiku shqiptar të mësojë të vërtetat tronditëse të një zyrtari të lartë të shtetit, i paguar me paratë e taksave të qytetarëve që e paska përdorur institucionin e akuzës vetëm për pasurimin e shfrenuar të familjes së tij, por edhe të bashkëpunëtores së tij më të afërt, Rovena Gashi.

Çifti i pandarë që drejtoi për pesë vjet me radhë organin e akuzës shqiptare, njëri si kryeprokuror e tjetra si Drejtoreshë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekrimanizlimit, me bashkëshortin e saj Drtian Gina si Kryeprokuror i Qarkut të Elbasanit, ka bërë ligjin duke e drejtuar në mënyre krejt abuzive me sa duket institucionin.

Provat dhe deklaratat e këtyre ditëve zbulojnë se çifti deri dje i lumtur Llalla-Gashi nën mbrojtjen politike të shefave supremë të cilëve u shërbyen qorrazi në luftën ndaj kundërshtarëve, ka patur dorën e lirë ti shërbejnë krimit për ti mbuluar dhe mbyllur dosjet, në shkëmi të pasurimit të tyre të paligjshëm. Ndoshta eshte kjo aresyeja qe dy njerëz që deri 5 vjet më parë në deklaratat e tyre të pasurisë nuk tregojnë asgjë e sot, janë bërë miliarderë duke shfrytëzuar postin.

Në emër të tyre, figurojnë pasuri të çmendura, për nivelin krejt modest të të ardhurave nga një pagë prokurori rreth 1 000 euro në muaj. Ndërkohë që lista e pasurive të detyre, të deklaruara apo të padeklaruara është me miliona e miliona euro.

Adriatik Llalla ka përdorur si skemë pasurimi, një formulë tipike për pastrimin e parave të pista; duke blerë pasuri të patundshme me çmime tepër të ulëta, e për ti rishitur ato brenda një kohe mjaft të shkurtër, ose rivlerësuar, në vlera dhjetra e dhjetra herë më të mëdha, duke dashur në këtë mënyrë të pastrojë paratë e fituara me korruosionin e madh për të cilën e akuzon SHBA.

Ndërsa Rovena Gashi, është munduar të duket më e ndershme me letra përsa i përket pasurive që zotëron, duke përdorur një skmë më të sofistikuar fshehje, nëpërmjet mos deklarimit të pasurive të saj dhe mbjajtjes së fshehtë pa i regjistruar dhe hipotekuar. Por, kur në emër të babait të saj që ka 25 vjet që figuron si i papunë, u zbuluan 16 libreza energjie elektrike për prona që mbaheshin të fshehura, skandali shpërtheu dhe ajo nuk ka bërë dot asnjë sqarim apo mbrojtje publike, duke e pranuar në këtë mënyrë autorsinë e superskandalit tronditës.

Pronat e ADRIATIK LLALLES:

  • Pronar i mbi 25 mijë metrave katrorë tokë.
  • Ish Kryeprokurori ka blerë një fshat të tërë në periferi të Tiranës, quhet Qeha Shytaj dhe ndodhet në Njësinë Administrative Baldushk, në fillim të autostradës drejt Elbasanit. Tokat jane ne 4 parcela super të mëdha, me një sipërfaqe mbi 22 mijë metra katorë që janë blerë me çmime qesharake deri ne 400- 500 lekë metri katrorë e që më pas janë rivlerësuar me çmime dhjetra herë më të larta. Sipas ekpsertëve të fushës, një operacion tipik pastrimi parashë të pista.
  • Llalla ka realizuar transaksione të errëta financiare sipas një skeme kriminale, duke futur në lojë një shumë afro 100 mijë euro (edhe këto nga të ardhura të transaksioneve të dyshimta), e duke realizuar në përfundim të kësaj loje deklarimin e një shume marramendase prej një miliardë e gjysëm lekësh.
  • z. Llalla brenda dy muajve pranë perfundimit te mandatit te tij si Kryeprokuror, ka bërë blerjen e tri pasurive të patundshme në shifra deri në afër 600 mijë dollarë amerikane. Çka hedh hije shumë të forta dyshimi se jane para te pista.
  • Ish Kryeprokurori ka bërë blerje pronash në cash, në shuma qe tejkalojne dukshem mundesine e te ardhurave zyrtare te tij, nga rrugë të ligjshme, duke arritur përshembull që të blejë me letra një shtëpi në plazhin e Durrësit, e për ta rishitur brenda vetëm dy javëve 2-3 herë më shtrenjt, me çmimin e një vile.

 

Pronat e ROVENA GASHIT:

  • I ka vendosur pronat në emër të babait të saj 63 vjeçar, që figuron si i papunë që nga viti i largët 1992.
  • Babai i saj Nuredin Rexhep Gashi, figuron në regjistrat e qendrës kombëtare të Biznesit, vetëm në vitet 2003- 2006 i licensuar, por më pas i mbyllur për shkak se ka deklaruar që dilte me humbje.
  • Në emër të zotit Nuredin Gashi, janë zbuluar se figurojnë 16 prona, një pallat i tërë në zonë më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, 14 apartamente tek Shkembi i Kavajës dhe dy godina të mëdha biznesesh në Lagjen 14 në Shkozet.
  • Vetëm njëra nga dy pronat e fundit është rreth 4 000 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi ku kryehet aktivitet fasonerie dhe 2 000 metra katrorë tokë.
  • Ndërkohë që janë në fazën e verfikimit edhe prona të tjera si toka, etj.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRITAN XHEMALAJ/ Misteri i vdekjes së Shpëtim Ginës në 1974-ën, autorit të “Armiqtë” (dhe disa foto të rralla)
Previous article Biznesmenin shqiptar e zë gjumi në pub, modelja braziliane i “nxjerr bojën” në Instagram [FOTO]

Redaktor1

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT