Simone Panizzi ka një hobi të veçantë: koleksionimin e fanellave të kombëtareve të njohura nga FIFA. Italiani që jeton në Livorno ka mbledhur fanellat origjinale, ato që janë përdorur në fushën e lojës nga futbollistët, të 211 kombëtareve të futbollit anembanë botës.
Nga Çadi tek Uruguaji, nga Kosova tek Gjibraltari. Jo vetëm fanellat e këtyre kombëtareve, por edhe shumë të tjera ruhen me fanatizëm nga 34-vjeçari Simone Panizzi, shkruan Il Tirreno.
Panizzi tregon se para një viti e gjysmë kishte siguruar edhe një fanellë origjinale të kombëtares së Kosovës, pasi vendi u pranua në FIFA.
Panizzi tregon për t’i mbledhur të gjitha këto fanella nuk ka qenë e lehtë. Megjithatë, thotë se fanellat i ka marrë nga federatat përkatëse, e nga futbollistë që kanë luajtur në fushë.
Italiani i pasionuar pas fanellave të kombëtareve të futbollit tha se misioni i tij i radhës është mbledhja e modeleve të reja të fanellave.


