• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Historia e 16-vjeçares që u përdhunua nga i dashuri i saj. POR më e çuditshmja ndodh kur ai…
Home
Jetë

Historia e 16-vjeçares që u përdhunua nga i dashuri i saj. POR më e çuditshmja ndodh kur ai…

13 March, 2018 F.autor Jetë

Ajo ka rrënjë kosovare dhe veç kësaj është myslimane”. Kjo është arsyeja për të cilën ajo është ndier e detyruar të justifikojë marrëdhënien e saj të parë seksuale, për të cilën ishte penduar. Prandaj e bënte fajtor (përdhunues) atë”.

Një i ri 19 vjeçar me prejardhje nga Maqedonia, por i rritur në Zvicër, i akuzuar për përdhunim të shumëfishtë të ish të dashurës së tij 16 vjeçare me prejardhje nga Kosova, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Qarkut në Meilen të Kantonit të Cyrihut, shkruan zürichsee-zeitung.ch.

Ndër dëshmitë që e ngarkonin 19 vjeçarin ishte edhe bashkëbisedimi i çiftit të ri, i regjistruar në internet (chat), transmeton albinfo.ch. “Kjo ishte një gjysmë përdhunimi. Sa herë të kam thënë `Stop`? Sa herë të kam shtyrë tutje?”, kishte shkruar vajza. “Unë nuk kam dëshiruar të ndodhte kjo. Ti ke të drejtë. Më vjen keq. Mos ma fal”, i ishte përgjigjur djali.

Mirëpo, kërkimfalja e tij nuk kishte të bënte me akuzat e saj për përdhunim por për vendimin që kishte marrë ajo për ta ndërprerë lidhjen. “Ajo donte t`i ndërpriste kontaktet me mua ndërsa unë doja të flisja me të”, thotë ai, transmeton albinfo.ch.

Pas kësaj zënke, mes tyre kishte ndodhur pajtimi. Por ai kishte zgjatur pak, deri sa i akuzuari e kishte përdhunuar edhe një herë në makinë në një parking publik në Erlenbach. Pas përdhunimit të dytë, 16 vjeçja e kishte paditur atë.

I akuzuari, para trupit gjykues është përbetuar se bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale me dëshirë. “Ajo ka rrënjë kosovare dhe veç kësaj është myslimane”. Kjo është arsyeja për të cilën ajo është ndier e detyruar të justifikojë marrëdhënien e saj të parë seksuale, për të cilën ishte penduar. Prandaj e bënte fajtor (përdhunues) atë.

Por Gjykata e Qarkut në Meilen e ka parë më ndryshe këtë çështje, përcjell albinfo.ch. Sipas saj është e vërtetë se akuza për përdhunim nuk është dëshmuar, por gjykata është e irrituar nga bashkëbisedimi me shkrim, i regjishtruar në chat mes çiftit, pas aktit. Ndërkaq, gjykatësit nuk e kanë konsideruar bindës përshkrimin që vajza i ka bërë rastit në veturë, që ajo pretendon se ka qenë përdhunim. Edhe deklarimet tjera të saj kanë qenë tepër emocionale, një rrjedhë konfuze. Nisur nga këto, mbeten dyshime rreth aktit, ka thënë gjyqtari.

Përfundimisht, 19 vjeçari u shpall i lirë nga akuzat. Për më tepër, ai do të marrë edhe një dëmshpërblim prej 4000 frangash.

Vendimi gjyqësor ende nuk është i formës së prerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Neymar dhe Top 10 e lojtarëve më të zhvlerësuar të sezonit
Previous article Ernesto Valverde: Ka bërë një gjë të guximshme, nesër mund të jetë mbrëmja e tij

F.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti Jetë

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë Jetë

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

PAS FILMIT "THE ODYSSEY"/ Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO Jetë

PAS FILMIT "THE ODYSSEY"/ Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT