• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Sëmundja e basketbollistëve”/ Nga se vuan Edi Rama? Mjeku kinez i nxori sekretin
Home
Shqipëri

“Sëmundja e basketbollistëve”/ Nga se vuan Edi Rama? Mjeku kinez i nxori sekretin

13 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Në gushtin e vitit 2017 publiku shqiptar do të mësonte për sëmundjen e Edi Ramës. Ishte mjeku kinez, Wu Junming i cili do të nxirrte pa dashje sëmundjen e kryeministrit.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka probleme me mesin. Ai kishte provuar shumë trajtime mjekësore në spitale të tjera, por pa rezultate të dukshme. Ai erdhi tek unë për trajtim dhe konkretisht iu nënshtrua 5 trajtimeve në klinikën time, duke përfshirë akupunkturën dhe masazhin”, tha në atë kohë mjeku kinez,Wu Junming.

Edi Rama me mjekun kinez, Wu Junming

Mbremjen e së hënës, vetë Edi Rama për t’i dhënë fund akuzave të Sali Berishës, i cili ka shkruar se kryeministri ka shkuar në spital në overdozë, tha: Unë kam qenë në spital te një miku im shumë i mirë mjek, që ka pasur një histori suksesi në Itali, njeh problemin tim, që e kam të trashëguar si të gjithë shokët e armëve në fushën e basketbollit me mesin e pasi bëra një udhëtim të gjate pata një kolpo që me krijoi një problem me nervin shiatik.

Çfarë është nervi shiatik?
Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup. Dhimbja e nervit shiatik është si rezultat i hernies diskale, pra i zhvendosjes ose dëmtimit të vertebrave pikërisht aty ku kalon dhe nervi shiatik, gjatë së cilës bëhet edhe shtypja e fijes nervore dhe rrjedhimisht duke çuar në perceptimin e dhimbjes. Shkaktarë të tjerë mund të jenë infeksione të ndryshme (inflamacione) të kockave që janë afër me këtë zonë, hemorragji të ndryshme në atë zonë, plagosjet, aksidentet, traumat etj. Kjo situatë mund të krijohet edhe gjatë shtatzënisë si rezultat i shtypjes së nervit shiatik nga uterusi (mitra) i zmadhuar gjatë kësaj periudhe.

Ky nerv fillon nga fundshpina, vazhdon poshtë nëpër vithe dhe deri në fund të këmbës. Ai është nervi më i gjatë në trupin e njeriut. Dhimbja ndodh atëherë kur ky nerv shtypet ose plagoset

Disa hapa që mund të merrni:

Praktikoni qëndrimin drejt (posturë e rregullt).
Bëni ushtrime për muskujt e barkut.
Ecni ose notoni.
Ngrini pesha në mënyrë të kujdesshme dhe të sigurtë.
Shmangni qëndrimin ulur ose në këmbë per periudha të gjata kohore.
Flini gjumë në mënyrë korrekte.
Shtriquni (bëni tërheqje).
Shmangni takat e larta./Gazeta Shqiptare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtarja shqiptare e dëshiron partnerin biseksual e këtë se luan as topi! (VIDEO)
Previous article Kush është shefja e re e CIA-s, ekspertja e torturës. Detajet e frikshme në burgun “Syri i Maces”

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT