Kryeministri Edi Rama është sot në Elbasanku po zhvillon mbledhjen e qeverisë.
Në një prononcim për median Rama tha se rruga Elbasan Tiranë do të finalizohet brenda këtij viti.
Gjithashtu Ram tha se jeni në diskutim për të transformuar kombinatin metalurgjik në Elbasan.
“Kemi dy probleme të trashëguara, dy gropa, të cilat kemi bërë përpjekje për t’i mbushur, por ende si kemi mbushur, qoftë për arsye të së shkuarës së largët, apo babëzisë së afërt. Kam parasysh rrugën Elbasan Tiranë,. apo Qafë- Plloçë- Korçë.
Ajo që ne jemi vendosur të finalizojmë rrugën brenda vitit, ndërkohë që të ecet më tutje segmentin Qafë-Plloçë që lidh Elbasanin me Korçën.
Si dhe rrugën mes Elbasanit dhe Beratit, ku do i jepet një mundësi e re për të gjitha sipërmarrjet bujqësore” tha kreu i qeverisë.
Çdo muaj jemi në një qark jo për ekskursion apo turizëm, por për të qëndruar dhe shkuar në çdo pjesë të aktivitetit të zonës për të kontaktuar drejtë për drejtë me njërzit, për të mbajtur shënim çfarë dëgjojmë e për të përcjellë mesazhet tona. Kemi dy probleme të trashëguara, dy gropa që kemi bërë përpjekje për t’i mbushur por ende nuk e kemi bërë plotësisht.
ERTV Live😊: Elbasan – Komunikim pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave
Posted by Edi Rama on Dienstag, 13. März 2018


