• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndryshon skema për pensionet, sa kontribute do paguhen sipas kategorive
Home
Sociale

Ndryshon skema për pensionet, sa kontribute do paguhen sipas kategorive

13 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Grupi i punës në Ministrinë e Financave dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore, kanë gati ndryshimet në ligjin 7703/1993, për skemën e pensionit të fshatit.

Ndryshimet parashikojnë që të vetëpunësuarit në bujqë- si, të kenë detyrimin të paguajnë kontributet e llogaritura mbi pagën minimale për ta, por kanë gjithashtu mundësinë të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi, nëse duan të përfitojnë një pension më të lartë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka nisur takimet me fermerët me qëllim ndërgjegjësimin për pagesat e kontributeve. Ndryshimet e ligjit parashikojnë ofrimin e dy shkallëve për pagesat e kontributeve të fermerëve, që nëpërmjet një VKM-je do të miratohen në qeveri.

Sot fermerët e zonave malore paguajnë 28 mijë lekë kontribute në vit për efekt pensioni. Ndërsa fermerët në zonat fushore paguajnë 34,800 në vit kontribute për efekt pensioni. Pjesa tjetër e kontributit subvencionohet nga shteti. Në rast se fermerët do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë masë, paga minimale mbi të cilën paguhet kontributi për efekt të llogaritjes së pensionit do të jetë sa gjysma e pagës minimale, pra, 12 mijë lekë.

Skema e dytë parashikon se, nëse fermerët zgjedhin të paguajnë 66 mijë lekë kontribute në vit sa të vetëpunësuarit në qytet, përfitojnë pension të llogaritur mbi pagën minimale. Pra, nëse fermerët do të paguajnë kontribute sa paguajnë të vetpunësuarit në qytet, do të përfitojnë të njëjtin masë pensioni.

Me këto ndryshime Ministria e Financave synon që përfitimi i raportit të pensionit të jetë në raport me kontributet që paguhen. Ndryshimet e skemës për pagesat e kontributeve nuk do të jenë detyruese, pasi fermerët kanë të drejtë të zgjedhin se sa kontribute do të paguajnë për efekt pensioni./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gabi për Griezmann: Jo të gjithë kanë Atletico-n në zemër
Previous article Real Madrid mirëpret ofertën €50mln për të larguar Benzema

Redaktor2

Postime të ngjashme

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT