• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama flet për “influenca malinje”: Rusë me xhepa të thellë kanë paguar për Lulzim Bashën
Home
Shqipëri

Rama flet për “influenca malinje”: Rusë me xhepa të thellë kanë paguar për Lulzim Bashën

12 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Sonte në “Studio e hapur”, në News24 gazetarja Eni Vasili ka të ftuar Kryeministrin Edi Rama. Aktualiteti ka qenë i pasur me ngjarje këto kohë dhe shpjegimi i Kryeministrit, padyshim që do ishte i rëndësishëm, për të hedhur dritë dhe kuptuar më mirë se çfarë po ndodh. Por jo vetëm kaq. Rama do ketë mundësi të sqarojë shumë akuza që opozita ka ngritur ndaj tij këto kohë.

 

Kapjen e sasisë rekord të kokainës pak ditë më parë në Portin e Durrësit, opozita ka nxituar ta lidhë menjëherë me emrin e Edi Ramës dhe vëllait të tij. Por kush është peshku i madh në këtë histori, çfarë informacionesh paraprake kishte vetë Rama për këtë operacion?

Rama gjithashtu do të flasë edhe për dritëhijet mbi ndërhyrjet e mundshme ruse në politikën shqiptare, ndërkohë që ne tashmë jemi në një axhendë të mirëpërcaktuar perëndimore.

Eni Vasili: Ju falënderoj që jeni këtu zoti Rama. Sallata ruse që po përgatit PD siç thoni ju. Mother Jones ka publikuar një investigim. Deputetët tuaj akuzojnë Bashën si një njeri që po paguhet nga rusët, keni argumente?
Edi Rama: Së pari duhet të bëjmë një dallim të qartë nga pikëpamja e nuancave. Na duhet medoemos të dimë të ëvërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini. Nga ana tjetër historia është sallatë ruse sepse ka të përfshirë rusë me xhepa të thellë që kanë paguar një operacion financiar në funksion të PD dhe Bashës por edhe sepse nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje nga fillimi deri në fund. Është e pakuptueshme se si një kryetar i një partie nuk mund të japë përgjigje në përputhje me ligjin.

Basha ka dhënë përgjigje duke thënë se janë akuza të financuara nga ju apo se kërkoni të tërhiqni vëmendjen nga kokaina e kapur…
Unë nuk kam asnjë arsye të mendoj se ne duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i agjencive ligjzbatuese shqiptare që ishte kapja e një sasie rekord kokainë. ‘Është sponsorizuar nga ju’ janë dokrra. Këto janë dokrra. Ajo që i kërkohet kryetarit të PD është të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të sqarojë nga fillimi deri në fund se si një parti shqiptare të financohet nga burime të huaja. Është e ndaluar. Si ka mundësi që një parti shqiptare të financohet nga një biznesmenë me kombësi ruse apo kombësi të tjera dhe këto financime të fshihen. Si ka mundësi një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidenfikueshme për të cilat vetë i financuari, pra PD përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk ka lidhje, nuk i njeh. Kjo është një situatë skandaloze dhe këtu ka dy aspekte. Njëri aspekt që PD është alternativë pushteti me ligjin në pushtet dhe aspekti tjetër cila është e vërteta deri në fund. Dhe nëse ka influencë malinje. E gjitha kjo përkon me një fazë kur këtu në Tiranë ishte ngritur një çadër dhe ku çdo ditë baltosej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Krkic tek Iniesta, kur futbolli kthehet në makth për yjet
Previous article Jemi fis e xhins dhe gëzohemi që u njohëm. Gjithë showbizi qenka farefis (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT