• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Përfundon përllogaritja. Vlera e 16 pronave të padeklaruara nga ROVENA GASHI, mbi 2 MILIONE euro
Home
Breaking News

SKANDALI/ Përfundon përllogaritja. Vlera e 16 pronave të padeklaruara nga ROVENA GASHI, mbi 2 MILIONE euro

12 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekspertët që po meren me hetimin e 16 pronave të padeklaruara të Rovena Gashit, ish Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pas publikimit të skandalit në media, kanë arritur në një përfundim shokues.

Sipas tyre, nisur nga zonat kadestrale ku ndodhen 14 apartamentet e pallatit në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës dhe dy godinat e tjera në Lagjen 14 në Durrës, ku ushtrohet aktivitet biznesi në fushën e fasonerisë dhe të hidrosanitareve me shumicë e pakicë, vlera e pasurisë së padeklaruar dhe të fshehur nga ana e znj. Gashi është mbi 2 milionë euro.

Çmimet e një apartamenti në plazh, është vlerësuar përafërsisht nga rreth 10 milionë lekë dhe duke patur parasysh se bëhet fjalë për plot 14 të tillë, që janë edhe me sipërfaqe, kondicione, kate dhe pozicione të ndryshme në raport me detin, çmimi në total shkon përafërsisht në mbi 1 milion euro e konvertuar nga çmimi në lekë.

Ndërsa dy pronat e tjera, duke qenë se janë me sipërfaqe të konsiderueshme dhe në zona shumë të lakmuara edhe për shkak të zhvillimit të tregut dhe prespektivës, vlera paraprake përllogaritet në mbi 800 mijë euro.

Të dyja bashkë në total paraprakisht përllogariten në rreth 1 milionë e 977.8 mijë euro ose përafërsisht 2 milionë euro.

Burimet i thanë Alpenews.al se bëhet fjalë për një përllogaritje paraprake, nisur nga krahasimi i tabelave të çmimeve, nga studimi i tregut në zonat e objekteve dhe nga praktika e përdorur deri tani për shitblerjen e pronave të ngjashme në ato zona, sipas kërkesë- ofertës.

Këto çmime pas kësaj do ti nënshtrohen një procedure më strikt, ku pritet të kërkohet edhe ndihma e studiove të specializuara që kanë si objekt të punës së tyre përcaktimin e vlerave të pronave të paluajtshme.

Përgatiti: Alpenews.al       

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gazetarja e provokon me pyetjen, trajneri i Napolit pa edukatë: Ik p*rdhu!
Previous article Miriam Cani shfaqet pa make-up: Një engjëll i vërtetë (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT