Prej disa orësh Alpenews.al është nën një agresion të pashembullt virtual të ndërmarë nga një grup i identifikuar tashmë hackerash shqiptarë, që përdorin “ip” të huaja (me flamur ukrainas, francez, suedez, etj) për të sulmuar faqen e “Alpenews.al”.
Truri i sulmi është lokalizuar pasi ai është një personazh i njohur për ekspertët e krimeve elektronike, pasi ka ndërmarë herë pas here sulme të ngjashme, për llogari të shefave të tij në Tiranë.
Këto sulme kanë nisur dje, menjëherë pas njoftimit të Alpenews.al për publikimin e dosjes së skandaleve të sih drejtuesve më të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme të periudhës kur ky organ drejtohej nga Adriatik Llalla. Rovena Gashit dje iu drejtuan tri pyetje publike në lidhje me disa kompani private, në kuadër të transparencës me publikun, pasi ajo dyshohet se ka fshur miliona eurot e pasurive të vendosura në rrugë ta paligjshme nëpërmjet shfrytëzimit të posteve që ka patur dhe për shkak se ka qene njeriu që ka bërë ligjin në prokurorinë e dikurshme.
Alpenews.al ka deklaruar se sot në orën 18.00 do të bëjë publik provat që vërtetojnë se ajo ka fshehur pasuritë me anë të personave të tjerë të afërt me të, duke mos i deklaruar sipas ligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarit të lartë dhe atij për vettingun e prokurorëve të sistemit të drejtësisë.
Këto prova mësohet se janë tashmë edhe në një dosje që është krijuar për të në kuadër të hetimit që po bëhet pas vendimit për ndalimin e hyrjes së familjes së ish Kryeprokurorit Llalla në SHBA, për shkak se siç tha sekretari Amerikan i Shtetit, rex Tillerson ai është implikuar në raste të mëdha korrupsioni gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës sëbashku me Rovena Gashin.
Përgatiti: Alpenews.al


